BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Miratohet ligji për arsimin e lartë, financimi i universiteteve publike kushtëzohet nga performanca, paratë e buxhetit shkojnë për Henri Çilin

Miratohet ligji për arsimin e lartë, financimi i universiteteve
Miratohet nga qeveria projektligji i shumëdebatuar dhe i kundërshtuar që hedh në erë universitetet publike në Shqipëri, ndërsa financon UET-në e Henri Çilit. Universitetet publike nuk do të financohen si më parë, por financimi do të jetë i kushtëzuar nga performanca. Por kush e mat performancën? Performancën e mat Ministria e Arsimit, e cila mbajti në këmbë piramidën arsimore të Henri Çilit, ndonëse nuk plotëson shumë kritere dhe standarde të parashikuara në ligj dhe në rregullore. Shkurt, ligji i ri i miratuar në qeveri do të financojë vetëm ato universitete që MAS mendon se kanë performancë të mirë. Mbetet për t’u parë nëse deputetët do të ngrenë kartonin për këtë projektligj që pritet të provokojë trazira sociale dhe reagime të fuqishme nga studentët dhe pedagogët.
 
Miratimi i ligjit u bë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dha edhe një konferencë për shtyp për këtë çështje, ku informoi për skemën e re financiare, që mesa duket bëhet vetëm për interesa të Henri Çilit. “Ligji i ri ndryshon skemën e financimit, duke futur konceptin modern të financimit në bazë të performancës. Shteti do të jetë gjithmonë e më shumë financuesi i arsimit të lartë, por këto financa, taksa të qytetarëve shqiptarë, duhet të prodhojnë maksimumin e mundshëm të vlerës. Një skemë moderne financimi që priret nga treguesit e performancës të universiteteve tona do t’i shtyjë ato të modernizohen, të përmirësojnë shërbimin e ofruar ndaj të rinjve, të gjenerojnë gjithnjë e më shumë kërkim shkencor, bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar etj”, tha ajo.
 
Mohimi i Nikollës
 
Edhe pse ligji në kapitujt 11 dhe 12 e përcakton qartë dhe mënyrën si do të përfitojnë para universitetet private nga taksapaguesit shqiptarë, vetë ministrja dje ka thënë se absolutisht nuk ndodh një gjë e tillë. Ndonëse MAS vijon ta mohojë këtë fakt, kthimi i universiteteve private në publike të pavarura do të bëjë që ato të marrin financime nga buxheti i shtetit. “Ligji i ri për Arsimin e Lartë sjell standardizim të gjithë hapësirës dhe të aktorëve, sipas parimit “një kut, një masë”, një sistem qeverisës, një set standardesh trupëzuar në një Kod Cilësie, një sistem sigurimi cilësie, një sistem të unifikuar kontrolli të ligjshmërisë, një sistem modern, në konkurrencë të drejtë, që ofron arsim të lartë cilësor. E thënë qartë dhe prerë: Jo, ky ligj nuk çon para publike drejt institucioneve private. Përkundrazi, nxit rritjen e financimit publik e privat drejt arsimit publik, ashtu si dhe nxit shtimin e ofruesve të shërbimit publik të arsimit të lartë”, vijoi Nikolla.
 
Kërkimi shkencor
 
Ministrja është ndalur edhe tek një pikë tjetër shumë e debatuar, që është kërkimi shkencor. Shumë pedagogë kanë thënë se me këtë draft i jepet fund kërkimit shkencor në universitetet publike, por MAS vijon të ecë në kah të kundërt me ta, duke thënë se ligji ndihmon në këtë aspekt. “Ligji i ri modernizon kërkimin shkencor në universitete, duke e bërë një tregues të matshëm dhe të krahasueshëm cilësinë e universitetit. Ridimensionon agjencitë ekzistuese, duke i afruar me modelet më të mira evropiane dhe duke modernizuar shërbimet e ofruara prej tyre”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të bëhet kompromis për cilësinë në arsim. Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat