BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Miratohet ndarja e Shqipërisë në 61 bashki, mazhoranca konfirmon 88 vota, kalojnë reformat në pensione, drejtësi, dogana dhe polici

Miratohet ndarja e Shqipërisë në 61 bashki, mazhoranca konfirmon
Mazhoranca qeverisëse, gjatë një seance historike, plot debate, tensione dhe prapaskena, ka miratuar dje reformat më të rëndësishme të këtij mandati qeverisës, duke konfirmuar në të njëjtën kohë edhe shumicën e cilësuar. Shumica në pushtet ka miratuar dje me 88 vota pro, një kundra dhe një abstenim, ndarjen e re territoriale të Shqipërisë në 61 bashki, tre projektligje për reformën në drejtësi, reformën në pensione, ligjin e ri të Policisë së Shtetit, Kodin e ri Doganor dhe mbi 15 ligje të tjera të rëndësishme. Vangjel Dule votoi kundra, pasi atij iu rrëzuan amendamentet për Himarën. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dëshmuan dje qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës, pas disa divergjencave dhe plasaritjeve të ditëve të fundit, kur një grup deputetësh të PS, javën e kaluar bllokuan projektligjet me 84 vota. Në një seancë ku mungonte opozita, por me praninë e çamëve dhe të demokristianëve, mazhoranca e ka mbyllur këtë sesion parlamentar duke miratuar reformën më të rëndësishme të kësaj legjislature, siç është ndarja e re territoriale. Ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do ta njohë reformën territoriale, duke e konsideruar një hartë elektorale për të marrë zgjedhjet në tavolinë, kryeministri Rama pohoi se reforma administrative shënon modernizimin e shtetit shqiptar. Po ashtu, edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e ka vlerësuar si të domosdoshme reformën administrative, ndërsa ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë seancë nuk do të mungonte as fjalimi i bashkëkryetarit të komisionit për reformën administrative, Bashkim Fino.  “Kjo reformë nuk do të kënaqë të gjithë, nuk mund të jetë pasqyrë e orekseve të krerëve lokalë. ka probleme në nivel lokal, por jam i bindur se bazuar në kriteret, kjo është harta më e mirë për decentralizmin”, tha Fino. Në emër të LSI, foli kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. “Thellësia e kësaj reforme është nga 374 njësi vendore sot propozohen deri në 61. Kjo është një nga reformat më të thella dhe natyrshëm prishja e sterjotipeve sjell reagime. Reforma projekton vendin drejt një menaxhimi efikas. Kjo është një ndarje e madhe nga një arkaizëm drejt një modeli të ri, ku impaktet janë të arritshme. Në këtë proces jemi të qetë sepse bëmë ç’mundëm të të krijuar një konsensus”, tha Vasili. 
 
Himara 
 
Himara është një nga tre njësitë aktuale vendore që bashkohet me reformën e re territoriale, duke krijuar bashki me të njëjtin emër në përbërje të së cilës do të jetë Lukova dhe komuna Hor Vranisht.  Sipas shifrave zyrtare, Himara numëron një popullsi prej 2.822 banorë, ndërsa komuna e Lukovës, bashkimi me të cilën nuk kundërshtohet, numëron një popullsi më të madhe, prej 2.916 banorë, çka në çdo rast ndryshon raportet elektorale që PBDNJ pretendon.  Komuna Hor Vranisht është më e vogla e tre njësive që bashkohen dhe numëron rreth 2.080 banorë, sipas statistikave zyrtare. Komisioni i reformës territoriale, bazuar në qëndrimin historik zyrtar, që në fillim të punës së tij ka kundërshtuar pretendimin tjetër të PBDNj, se Himara është minoritet grek dhe si e tillë duhej të ndahej në njësi më vete. Ndërkaq, në përgjigje të shqetësimit të PBDNJ-së për një ndarje jofunksionale për shkak të largësisë së njësive vendore, burime të qeverisë kanë pohuar se reforma territoriale për këtë njësi nuk ka bërë as më shumë e as më pak, por rikthimin e kufijve 400-vjeçarë të krahinës autonome të Himarës, duke e kthyer në kufijtë e vetë natyrës së bashkëjetesës historike të këtyre zonave.
 
Reforma në drejtësi dhe pensione 
 
Kuvendi miraton me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi. Kështu me 84 votat e maxhorancës Kuvendi miratoi disa shtesa në Kodin Penal; po ashtu me 84 vota u miratuan dhe disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Po me 84 vota u votuan dhe ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe shtesat në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Një tjetër pr/ligj i miratuar me 84 vota është dhe ndryshimi në ligjin “Për dhënie amnistie’; ndërsa Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota. Po ashtu, Kuvendi miratoi me shumicë të cilësuar edhe reformën në pensione. 
 
Bushati mbron strategjinë e sigurisë
 
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka mbrojtur dje projektligjin “Për strategjinë e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, teksa ka theksuar në fjalën e tij se ky ligj bëhet i nevojshëm në kushtet e ndryshimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri. Risia e këtij dokumenti është se Kryeministri duhet të paraqesë një raport për sigurinë kombëtare. Kjo strategji synon një arkitekturë të re të sigurisë nga të gjitha institucionet duke i dhënë fund dublikimeve. “Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2014 është një dokument i shkurtër, i orientuar drejt veprimit, ç’ka pasqyrohet në veprimin e 8 domosdoshmërive strategjike: Përmirësimin e së drejtës dhe sigurisë së mirë, përfshirjen e qytetarëve në prosperitetin e vendit, rritjen e besimit të qytetarëve dhe klimën e favorshme për investimet, shfrytëzimin e gjeostrategjisë sonë në rajon, zhvillimin e një sistemi arsimor cilësor, fuqizimin e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai, 
 
Kuvendi rrëzon PD për komisionerët 
 
Kuvendi ka rrëzuar dje me 82 vota kundër, 5 pro dhe 2 abstenim projektligjin e 2 deputetëve të PD lidhur me amnistinë, ku kërkohej që të përjashtoheshin nga amnistia komisionerët e PS-së në zgjedhjet e pjesshme të datës 3 nëntor 2013 në Korçë. Partia Demokratike i është drejtuar në muajin maj të këtij viti Kuvendit nëpërmjet një projektligji për të ndryshuar amnistinë e votuar në muajin prill. Në relacionin bashkangjitur këtij projektligji, nga dy deputetët propozues, Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi, theksohej se personat që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet nuk duhet të përfitojnë nga amnistia. “Përsa me lart, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përgatitur projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 22/2014 "Për dhënie amnistie". Projektligji parashikonte se nuk përfitojnë nga dhënia e amnistisë për ndjekjen penale personat që akuzohen se kanë kryer vepra penale të parashikuara nga paragrafi 1 i nenit 6 (kriteret ndaluese për përfitimin e amnistisë nga personat e dënuar). Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat