BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Miratohet 'Shkolla e Magjistraturës', forcim të kritereve në emërime

Miratohet 'Shkolla e Magjistraturës', forcim të kritereve
Komisioni Ligjeve miratoi sot projektligjin e propozuar nga 10-të deputet të mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për  Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar”.
 
Nisma e 10-të deputetëve: Armando Subashi, Spartak Braho, Vexhi Muçmata, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Pirro Lutaj, Petrit Vasili, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ermonela Felaj, gjeti konsensusin e të gjithë anëtarëve të majtë të Komisionit të Ligjeve dhe në shqyrtimin nen për nen, pr/ligji në fjalë kaloi pa diskutime.
 
Konkretisht ligji i propozuar nga deputetët e majtë kërkon modernizimin e ligjit për shkollën e magjistraturës duke e përshtatur atë me kërkesat e kohës. Po ashtu pjesë e ndryshimeve ligjore është rritja e transparencës për emërimet në këtë shkollë, si dhe forcimi i kritereve të emërimit.
 
Funksionimi i këtij institucioni, që ka nisur 18 vjet më parë me miratimin e ligjit “Për shkollën e Magjistraturës” në vitin 1996, ka pësuar ndryshime me ligjin organik të vitit 2005. Megjithë ndikimin pozitiv që kjo Shkollë ka pasur në furnizimin e sistemit gjyqësor me prurje të reja, profesionalisht të përgatitur, vetë sistemi gjyqësor mbetet një ndër hallkat e shtetit të së drejtës që çalon dhe ka nevojë për një reformim thelbësor.
 
Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë ndër të tjera reformim në përbërjen e Këshillit Drejtues të Shkollës, duke i dhënë një rol të rëndësishëm personelit akademik. Kështu, nismëtarët e draftit propozojnë që numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues nga 2 që është aktualisht, të shkojë në 4, duke synuar rritjen e cilësisë së organizimit të kësaj strukture.
 
Një tjetër amendim në ligj lidhet me mënyrën e caktimit të përfaqësuesve të sistemit gjyqësor dhe prokurorisë në Këshillin Drejtues të Shkollës, duke synuar rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në procedurat përzgjedhëse.
Një tjetër risi e ligjit lidhet me rritjen e transparencës në përzgjedhjen e përfaqësuesve të trupës gjyqësore në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Kjo e drejtë, që aktualisht i njihet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me ligjin e ri do t’i transferohet Konferencës Kombëtare Gjyqësore.
 
Reformim do të pësoje në kushtet dhe kriteret ligjorë që do të gëzojë drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës, si dhe zgjedhja e tij. Me ligjin aktual përzgjedhja e drejtuesit të këtij institucioni bëhet nga KLD, me propozim të Këshillit Drejtues. Me qëllim shmangien e mungesës së përfaqësimit të prokurorisë në caktimin e Drejtorit të Shkollës dhe shtimin e transparencës së procesit, drafti i ri propozon që zgjedhja e Drejtorit të Magjistraturës të kryhet nëpërmjet votimit të hapur nga ana e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shkollës. Ky element synon rritjen e pavarësisë në funksionimin e këtij institucioni, duke ofruar kushtet për një vetëadministrim organizativ sa më të plotë.
 
Projektligji synon gjithashtu të përcaktojë kriteret për përzgjedhjen e trupës pedagogjike dhe të padagogëve të brendshëm e të jashtëm të shkollës, duke rritur rolin e Këshillit Pedagogjik në përgatitjen dhe kontrollin e nivelit në mësimdhënie dhe të trajnimeve.
 
Sipas draftit, pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm do të emërohen nga Këshilli Drejtues, me propozim jo vetëm të drejtorit (sikurse parashikohet aktualisht), por dhe me propozim të vetë Këshillit Drejtues. Projekti propozon që pedagogët e brendshëm të zgjidhen nga radhët e juristëve më të shquar, me eksperiencë mbi 15 vjet si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë etj.
 
Një tjetër propozim i deputetëve, hartues të projektligjit të ndryshuar për KLD-në, lidhet me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, konkursi për të cilat propozohet të shtyhet në vitin 2015. Kjo, pasi situata aktuale dëshmon se sistemi gjyqësor po i thith me vështirësi gjyqtarët e rinj që përfundojnë Magjistraturën.
 
“Prej 17 vitesh, të gjithë magjistratët gjyqtarë janë emëruar rregullisht në sistemin gjyqësor, por ka ardhur koha që planifikimi i pranimeve të reja në Shkollën e Magjistraturës të bëhet në mënyrë tepër të kujdesshme, bazuar në studimin e mundësive reale të sistemit për vende vakante”, citohet relacioni që shoqëron projektligjin e depozituar së fundi në parlament. 
 

Më të lexuarat