Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 1.9 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 2.4 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0151 bar

Korçë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth, Light air, 1.5 m/s15°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0193 bar

Kukës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast, Light air, 1.2 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0198 bar

Shkodër, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth-northeast, Light breeze, 2.2 m/s23°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0159 bar

Tirana, Albania

06/09/2014 - 23:00

KlarværØst, Svak vind, 1.8 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0156 bar

Vlorë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-northeast, Light breeze, 2.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0150 bar

Weather forecast from yr.no.

Mirela Kumbaro: 260 thesare të trashëgimisë kulturore u vodhën në Kosovë

Mirela Kumbaro: 260 thesare të trashëgimisë kulturore u vodhën në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi se 260 thesare të trashëgimisë kulturore u vodhën në Kosovë. Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ministrja Kumbaro deklaroi se një pjesë e koleksionit së 260 thesareve të trashëgimisë kulturore që u ekspozuan në Kosovë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, mungojnë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë raportimit ka deklaruar se ka mospërputhje mes procesverbaleve të dorëzimit dhe të kthimit në atdhe të këtij koleksioni. Madje koleksioni i rrallë, ndryshe nga udhëtimi që kanë bërë në muzetë e Italisë, në atë të Kosovës, jo vetëm kanë qenë pa leje, por edhe pa polica sigurimi. Ministrja e Kulturës ka deklaruar se të gjithë institutet e monumenteve në vend do i nënshtrohen një reforme të thellë, ku synohet që të ketë më shumë specialist në terren që verifikojnë situatën. Kumbaro, i është përgjigjur interesimit të anëtarëve të komisionit të medias edhe për sa i përket çështjes së shtëpisë së flamurit në Korçë. “Ky monument nuk ekziston më. Trualli u shtrua me pllaka. Po e trajtojmë me prioritet. Kam thirrur në takim pronarët e shtëpisë.

Do të diskutojmë për këtë çështje. Vullneti ynë është të rigjejë formën që kishte më parë”, tha Kumbaro. Duke e cilësuar trashëgiminë kulturore si tejet të pasur dhe si aset i jashtëzakonshëm i kulturës sonë kombëtare e më gjerë, ministrja Kumbaro theksoi se reforma në trashëgiminë kulturore do të përfshijë disa dimensione si aspekti ekonomik, teknik, ligjor dhe administrativ. Kumbaro shpjegoi në hollësi strategjinë për rivitalizimin dhe rritjen cilësore të mbrojtjes dhe promovimit të objekteve të trashëgimisë.

Ajo theksoi ndër të tjera se, do të ketë rishikim të thellë të strukturave të drejtorive rajonale, me synim rritjen e numrit dhe punës së ekspertëve që do të punojnë në terren për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Ministrja e Kulturës vuri në dukje masat thelbësore për frenimin e të keqes, sikurse cilësoi ajo, prishjen dhe abuzimin me objektet e trashëgimisë, me hartimin e moratoriumeve që ndalojnë ndërtimet në qytetet e shpallura zona të mbrojtura si, Gjirokastra, Kruja dhe Berati, prishja e ndërtimeve pa leje brenda parqeve arkeologjikë etj. Ky dikaster po harton një draft të ri që rregullon marrëdhëniet për çështjet e trashëgimisë kulturore, por edhe do të sanksionojë me ligj rregullat për koleksionistët privatë. Për herë të parë do të ngrihet një drejtori që merret edhe me trashëgiminë kulturore.

 

Tuesday, November 5, 2013 - 07:13
Total votes: 3