BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Misioni amerikan USAID “djeg” 13 kryebashkiakë, në listë Elvis Roshi, Xhelal Mziu e Vangjush Dako, ligji që kufizon mandatin shkon në qeveri

Misioni amerikan USAID “djeg” 13 kryebashkiakë, në
Plot 13 kryebashkiakë aktualë nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet vendore të ardhshme. Misioni amerikan USAID është duke ndihmuar qeverinë për hartimin e një ligji të ri për pushtetin vendor dhe pas miratimit të tij në Kuvend, kryetarët e bashkive nuk mund të kandidojnë për më shumë se dy mandate radhazi. Mësohet se ligji është drejt fundit dhe shumë shpejt do të dërgohet në Këshillin e Ministrave, për të marrë firmën përfundimtare. Duke qenë se një problem i madh në vend ka qenë kapja e pushtetit vendor nga persona që kanë qëndruar për disa mandate në pushtet, me ndërhyrjen dhe të USAID, është vendosur që të ndalohet me ligj kandidimi më shumë se dy herë radhazi. Por çfarë pasojash do të ketë ky ligj? Përmes tij do të digjen plot 13 kryetarë bashkish aktualë, të cilët e kanë kaluar kuotën e dy mandateve radhazi.
 
Në bazë të ligjit të ri, ata nuk do të mund të kandidojnë për një tjetër mandat. Në listë janë një sërë emrash të njohur. Në krye të saj qëndron kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako, i cili aktualisht ka mandatin e tretë. Një tjetër emër që do të digjet nga ky ligj është Elvis Roshi i Kavajës, i cili me fitoren e marrë më 21 qershor mori mandatin e tij të dytë. Duke mos arritur ta largojë gjatë zgjedhjeve, mazhoranca përmes ligjit do të djegë dhe kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Në zgjedhjet e 21 qershorit ai siguroi një tjetër mandat, duke vijuar qeverisjen në këtë zonë. Dy emra të tjerë të njohur që preken janë kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe ai i Korçës, Sotiraq Filo. Sejdini ka aktualisht tre mandate, ndërsa Filo dy. Po ashtu nuk do të mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme edhe Fiqiri Ismaili, kryebashkiaku i Vorës. 
 
Ligji i ri
 
Prej disa muajsh, qeveria dhe USAID janë duke punuar bashkë për hartimin e ligjit të ri organik “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Në kuadër të ndarjes së re territoriale u ndje nevoja dhe për hartimin e një ligji të ri, i cili do të konfirmojë autoritetin e 61 bashkive të krijuara rishtazi dhe do t'u besojë atyre përgjegjësitë dhe burimet e duhura për t’u shërbyer më mirë qytetarëve. Aktualisht, ligji është duke u konsultuar me grupet e interesit, por ai e ka marrë formën e duhur dhe në fund të muajit do të kalojë në qeveri, e më pas prej andej do të bëhet depozitimi në Kuvend. Duke qenë se mund të kërkojë kohë gjatë diskutimeve, ligji është parashikuar të miratohet në Parlament në fillim të muajit dhjetor, në mënyrë që në janar ai të hyjë në fuqi. Pas kësaj nis dhe procesi i decentralizimit të pushtetit vendor. Risia e tij ishte dhënia fund e kryebashkiakëve me mbi dy mandate.
 
Në draft është përcaktuar se asnjë person nuk mund të mbajë më shumë se dy mandate rresht. Megjithatë, ai mund të marr pushtet pas katër vitesh. Ndërkombëtarët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin e kryebashkiakëve me shumë mandate. Sipas relacionit në ligj, arsyeja e një vendimi të tillë është për të nxitur akoma dhe më shumë konkurrencën, duke thënë se kjo ndihmon në zhvillimin e konkurrencës dhe futjen e elementeve të rinj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, rolin më kryesor do ta ketë kreu i bashkisë. Me ndarjen e re ai do të ketë më tepër kompetenca dhe një territor më të gjerë për të administruar.  Kliti Topalli
 

Më të lexuarat