BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Monika Kryemadhi, arsyeja që mund të sjellë shkarkimin e Ilir Metës, ja pse Zonja e Parë është në konflikt interesi

Monika Kryemadhi, arsyeja që mund të sjellë shkarkimin e Ilir

Ilir Meta mori dje postin e Presidentit të Republikës, por për të parën herë në histori, bashkëshortja e kreut të shtetit do jetë kryetarja e një prej partive opozitare dhe deputete. Dje, Kryemadhi e “braktisi” Metën në ceremoninë e betimit. Protokolli përcakton që kreu i shtetit duhet të shoqërohet nga Zonja e Parë, por Meta u shfaq me 3 fëmijët e tij. Kryemadhi ishte e pranishme në ceremoni, por qëndroi në radhët e të ftuarve dhe madje kur u largua u takua me Metën sikur të ishin thjesht kolegë. Por çfarë do të sjellë fakti që Kryemadhi është kryetare e LSI dhe deputete?

Janë disa ligje që tregojnë se kemi një konflikt interesi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Kodi i Procedurave Administrative, Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe protokolli i shtetit të bëjnë të dyshosh mbi rastin në fjalë.

Kryemadhi ka deklaruar se nuk përfaqëson Zonjën e Parë, por ky post sipas protokollit nuk merret me dëshirë, por është i detyrueshëm. Automatikisht, bashkëshortja e Presidentit është Zonja e Parë dhe përfaqëson institucionin në disa raste. “Bashkëshortja e presidentit gëzon titullin e zonjës së parë të vendit.

Ajo është personalitet publik dhe gëzon një trajtim të veçantë”, thuhet në protokoll. Pra, sipas këtij përcaktimi, Kryemadhi nuk i mban dot të dyja funksionet, pasi ose duhet të jetë Zonjë e Parë ose kryetare partie, por jo të dyja. Këtë gjë e përforcon dhe neni 86 i Kushtetutës, ku thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”.

Nëse ecim më tej, Presidenti është subjekt i ligjit për konfliktin e interesave dhe sipas këtij ligji, ai dhe bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit dhe të bashkëshortit/es kanë të ndaluar me ligj ushtrimin e veprimtarive pikërisht atëherë kur veprimtaria e familjarit përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve. Pra, shenjat janë se Kryemadhi është në konflikt interesi dhe minon paanshmërinë e Ilir Metës.

Rreziku për Metën

Ndarja mes presidentit dhe Zonjës së Parë, mund të sjellë përplasje të forta në të ardhmen. Kryemadhi ka paralajmëruar se do bëjë opozitë të fortë dhe ka sulmuar shumë fort Edi Ramën, duke mos u përfaqësuar si zonjë e parë. Por deklaratat e saj dhe posti që mban mund të jenë një rrezik i madh për kreun e shtetit. Sinjalet janë se nëse agravohet situata, Kryemadhi mund të jetë sebepi për shkarkimin e Ilir Metës. Që gjatë fushatës sinjalet u dhanë disa herë. Gramoz Ruçi e paralajmëroi Metën që të bëjë kujdes sepse do jetë i pari President që do shkarkohet, ndërkohë që dhe Rama i ka dërguar disa mesazhe. Kryeministri në shumë raste i ka kërkuar që të korrigjojë gabimet dhe sinjalet janë se mesazhi i tij mund të ketë qenë dhe për Kryemadhin. Ato që u thanë gjatë fushatës nuk ka mënyrë si të korrigjohen dhe dyshimet janë se të gjithë deklaratat e Ramës pas fushatës i referoheshin pikërisht Kryemadhit. Nëse vijojnë tensionet dhe sulmet, situata mund të shkojë në Kushtetuese dhe Kryemadhi të bëhet sebep për një luftë Rama-Meta. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. 

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat