BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Monumenti i "Dy gishtave", Rama: Kjo është tallje me vendin, vetëm në diktaturë identifikonin shëmbëlltyrat artistike me vetveten

Monumenti i "Dy gishtave", Rama: Kjo është tallje me vendin,
Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike në lidhje me prishjen e monumentit të njohur si i "Dy gishtave"  dhe thirrjeve për revoltë popullore në Kavajë. Ai e ka quajtur një tallje për vendin që këto "ngrehina monumentale" siç i quan ai, të zënë hapësira që mund të shfrytëzohen për diçka tjetër.
 
"Nuk e di kush është shpikësi i zhanrit të përkujtimoreve buzë rrugëve, ku tragjikja dhe komikja bashkëjetojnë në një formë aq makabre. Por di që nuk ma kanë zënë sytë kund tjetër nëpër botë këtë lloj forme krijimtarie që lulëzoi në Shqipëri. E sa për mua, ata lapidarë të ndërtuar nga familjarët a shoqëria e të vdekurit a të vrarit në rrugë, janë forma më e sinqertë e dekompozimit të Realizmit Socialist në trajtën e përçudnuar të një “Realizmi Demokratik”. Të cilin e bartën, motivuan dhe financuan për vite të tëra si përçues aktivë të dhunës estetike, pushtetet qendrore e vendore të Shqipërisë përmes përpjekjes së tyre qesharake për t’iu kundërvënë heronjve të bronxtë të haxhiografisë së regjimit të vjetër me heronj të historisë së rishkruar sipas oreksit politik, apo me dëshmorë prej bronxi e pishtarë prej betoni të kohës që erdhi mbi piedestalët e zbrazur. Eshtë e mbushur Shqipëria me të tilla shëmbëlltyra hekuri e çimentoje që në fakt dhe fatkeqësisht, janë përqeshja më e madhe e të shkuarës në jetën e re të vendit tonë", ka shkruajtur Rama në "Facebook".
 
 Ai ka thënë më tej se talljen më të madhe e bëjnë vendimmarrësit që janë angazhuar në mbjelljen dhe në kultivimin sipas tij të këtyre shartesave që ai i quan qesharake. 
"Ky vend nuk e meritonte këtë tallje të madhe prej dy dekadash që ia bën Enveri nga varri, përmes politikanësh dritëshkurtër të brumosur me frymën e diktaturës proletare dhe artizanësh mediokër të farkëtuar shtrembër në kudhrën e artit proletar.  Por padyshim, talljen në fjalë e bën edhe më therëse serioziteti mahnitës i vendimmarrësve që janë angazhuar në mbjelljen e në kultivimin e këtyre shartesave qesharake ngjitur mbi piedestale e shkallare groteske. Jo vetëm kujtojnë se kanë bërë gjënë e duhur duke ngulur lartqposhtë kësisoj shpërfytyrimesh të çdo norme estetike apo qoftë edhe thjesht të çdo kriteri logjik, po me kurajon e atij që për argument ka vetëm injorancën e vet, na qenkan gati të shpërthejnë edhe në revoltë për të mbrojtur argumentin e tyre të vetëm", ka theksuar mes të tjerash Rama.
 
Ai vazhdon më tej të komentojë këtë ngjarje, duke thënë se vetem dy forca historike, si inkuizicioni dhe Diktatura, identifikonin sipas tij shëmbëlltyrat artistike me vetveten.
 
 "Sipas tyre të prekësh këto lloj ngrehinash monumentale na qenka jo mëkat, po krim. Madje këto ngrehina absurde nuk qenkan thjesht volume të kota monumentale që mund të shkulen vendit kur vendi duhet për një punë tjetër, po qenkan vetë historia! Qenkan shpirti dhe gjaku i popullit! Qenkan demokracia dhe partia! Qenkan ç'nuk qenkan përveçse reaksioni antiestetik që janë me siguri! Vetëm dy forca historike e histerike njoh unë që identifikonin shëmbëlltyrat artistike me vetveten dhe prekjen e një shëmbëlltyre druri a allçie e merrnin si prekjen e tyre, të nderit të tyre, të historisë së tyre e me radhë: Inkuizicionin dhe Diktaturën! Kjo që po na shfaqet këto ditë me revoltën e vetes së prekur, e nderit të prekur, e historisë së prekur e me radhë e pjesëve të tjera të prekura prej shkuljes së një gollogunge prej çimentoje në Kavajë, është një forcë e tretë, e panjohur më parë. Tamam si Realizmi i panjohur Demokratik që mori jetë nën hyqmin e saj, kur me vrullin e revolucionit antikomunist erdhi në pushtet këtu e njëzet e ca vjet më parë, dhe pastaj bëri kërdinë me revanshin e reaksionit antiestetik. Një forcë e rënë së fundmi nga vakti bashkë me liderin e saj historik, që ndryshe nga Inkuizicioni dhe Diktatura, argument të vetin nuk ka as Biblën as Manifestin, po injorancën. Duke parë partinë e lindur nga lëvizja studentore e vitit ’90, të katandisur në një tufë deputetësh mbi shkallaren e zbrazur të “obeliskut” të Kavajës, mu kujtua një tufë sigurimsash të mbledhur tek shkallarja e zbrazët e monumentit të Enverit, fill pas rrëzimit të tij. Këta të sotmit me dy gishta ata të atëhershmit me grusht. Këta firmato e në televizor me ngjyra ata prej teritali e në foto bardhezi. Por të dyja palët, sivëllezër të barkut të njëjtë të kulturës totalitare të ngritur në piedestalin e reaksionit antiestetik", ka shkruajtur në fund Rama.
 

Më të lexuarat