BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Muharrem Xhafa kundër Pandeli Majkos: Je shërbëtor i Beogradit, ja e vërteta e takimit të Enver Hoxhës me Titon

Muharrem Xhafa kundër  Pandeli Majkos: Je shërbëtor i Beogradit,
Një deklaratë e ish-kryeministrit Pandeli Majko, i cili tha se Serbia ka zhvirgjëruar liderët shqiptarë, duke filluar që nga Zogu dhe Enver Hoxha, ka indinjuar dhe revoltuar komunistët, dashamirësit dhe nostalgjikët e Enver Hoxhës, për veprimtarinë e të cilit ka shumë fakte, por edhe mite dhe mjegull. Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, ka reaguar pas deklaratave të Majkos, i cili tha se Enver Hoxha është dorëzuar para Titos për Kosovën.  Ai tha se Majko po bën lojën e Serbisë si dhe po luan një rol që i kanë dhënë. “Në një të përditshme, Majko këshillon sot kryeministrin Edi Rama që, kur të shkojë për vizitë në Beograd, të mos bëjë gabimin që bëri Enver Hoxha! Fjala është për Kosovën. I "mençuri" Majko i thotë opinionit publik se Enver Hoxha paska gabuar e qenka dorëzuar para Titos për Kosovën!  A thua, të jetë kaq i paditur apo do t'i jete dhënë Majkos ndonjë rol për të luajtur?! I paditur nuk është, po, sidoqoftë, duam t'i kujtojmë diçka. Madje edhe opinionit publik. Në vitin e 70 vjetorit të çlirimit të Atdheut, Majkos me shokët e tij u takon të largohen nga banalitete të këtij lloji dhe të mos bëjnë lojën e Serbisë. Më vjen keq për Majkon”, tha Xhafaj. Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, tashmë pjesë e Fronit të Majtë Shqiptar, ka komentuar më tej takimin e Enver Hoxhës me Titon. “Enver Hoxha, që në takimin e parë me Titon, gjatë vizitës së tij në Jugosllavi (qershor 1946) i tha Titos se "Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen asaj". Këto tha Enveri!  "Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë". Këto tha Tito! Komentet për mua janë të panevojshme. “Kryeministri ynë, po t'i thotë kryeministrit serb në Beograd, me 10 nëntor 2014, atë çfarë i tha Enver Hoxha Titos, po në Beograd, 68 a 70 vjet më parë, unë do të deklaroj se Edi Rama është më i guximshëm dhe e do Kosovën më shumë se e donte Enveri”, ka pohuar ai.
 
Majko  
 
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka pohuar se të gjithë liderët shqiptarë janë dorëzuar para udhëheqësve serbë. “Duhet të mësojmë nga e kaluara e asaj çfarë Beogradi ka prodhuar për lidershipin shqiptar. Përgjithësisht Beogradi është i njohur për një fenomen që e ka krijuar në historiografinë shqiptare, ai gjithmonë ka përdhunuar virgjërinë fillestare të politikanëve shqiptarë. Kjo ka ndodhur qoftë me Ahmet Zogun, qoftë me Enver Hoxhën. Unë jam i bindur se për atë çfarë ka ndodhur më pas dhe për atë çfarë ekziston si realitet tani nuk mund të kemi më një Edi Ramë që do të përsërisë gabimet e mëparshme të kryeministrave shqiptarë“, tha Majko. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat