BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Muho Asllani: Busti i Enver Hoxhës të rivendoset në qendër të Tiranës për 70-vjetorin e çlirimit. Xhafa: Zogu nuk ka vend në Tiranë

Muho Asllani: Busti i Enver Hoxhës të rivendoset në qendër
Komunistët kërkojnë rikthimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe rrëzimin e bustit të mbretit Ahmet Zogu. Në kuadër të 70-vjetorit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, komunistët kërkojnë ngritjen e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, një bust edhe më i madh nga ai që ka qenë ngritur 22 vite më parë. Ish-anëtari i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë, Muho Asllani, në një prononcim për gazetën “Sot”, kërkon të vlerësohet figura e Enver Hoxhës dhe ringrihet busti në qendër të Tiranës, me rastin e 70 vjetorit të LANÇ. “Zogu ka vendin e vet në histori. Çdo shqiptar që ka punuar dhe studiuar për Shqipërinë, e ka vendin në vendin e vet. Zogu, pavarësisht nga drejtimi, pavarësisht se nuk i dha një emër Shqipërisë si Enver Hoxha, është shqiptar. Enver Hoxha çliroi atdheun, luftoi me fashistët si Ismail Qemali. I dha popullit shkolla, universitete, bukë dhe kulturë. Enver Hoxha ka merita shumë të mëdha dhe rreshtohet me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin. Duhet të ringrihet busti në qendër të Tiranës edhe me rastin e 70 vjetorit të Luftës Antifashiste. Enver Hoxha solli luftoi kundër fashizmit dhe e meriton bustin”, vlerësoi Asllani. 
 
Muharrem Xhafa
 
Sekretari i parë i PPSH, Muharrem Xhafa, shprehet se mbreti Zog nuk meriton bust, pasi ai është tradhtar i kombit shqiptar. Xhafa thotë se busti i tij mund të ngrihet vetëm në Burgajet, atje ku ka lindur, ndërsa Enver Hoxhës t’i ringrihet busti edhe më i madh nga sa ka qenë më parë. “Unë nuk e kondicionoj, nuk e lidh, qenien e monumentit të Enver Hoxhës me qenien a mos qenien e monumentit të Ahmet Zogut! Pse? Sepse nuk mund të bëhet asnjë krahasim, asnjë përqasje, midis Enver Hoxhës e Ahmet Zogut. Ahmet Zogu ishte një mbret tradhtar i kombit shqiptar, i cili ia dorëzoi vendin pushtuesve italianë, më 7 prill 1939, ishte një hajdut me çizme, i cili vodhi thesarin e shtetit dhe ia mbathi me shputën e tij, duke e lënë popullin nën pushtimin fashist, ishte një mbret feudal anadollak, i prapambetur, i cili në 14 vjet të sundimit të tij nuk bëri thuajse kurrgjë për zhvillimin ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor të popullit shqiptar, ishte një servil i neveritshëm ndaj vendeve fqinje ballkanike e të Europës, një bandit ordiner, i cili shkoi deri atje sa, për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin e tij gjakatar monarkik, shiti dhe pjesë të trupit të Atdheut tonë”, u shpreh me indinjatë Xhafa. Ai vlerëson se Zogu zë pjesën më të errët të historisë shqiptare. “Pa e zgjatur më tej me shembuj, të dhëna e fakte të përçudshme, se sa i padenjë ishte për popullin shqiptar Zogu me regjimin e tij, pikërisht për këtë them se Ahmet Zogu nuk meriton të ketë monument në Tiranë e asgjëkundi. Padyshim, si një figurë e errët, e zezë, gjakatare, e paemancipuar shoqërisht, një lapidar për të mund të fshihej në një qoshe të fshatit të tij të lindjes, në Burgajet të Matit, nëse do ta pranonin bashkëfshatarët e tij të nderuar”, tha Xhafa. 
 
70 vjetori i LANÇ
 
Komisioni Shtetëror, mësohet se po punon intensivisht për të kremtuar siç i takon dhe me dinjitet, 70-vjetorin e çlirimit të vendit. Komisioni ka miratuar një plan pune për këtë 70-vjetor, ndërsa ka ngritur 12 komisione vendore në 12 qarqet e vendit, për varrezat e dëshmorëve, simbolet e luftës, monumentet etj. Sipas burimeve, në planin e punës së komisionit parashikohet çelja e disa ekspozitave me fotografi me figurat e luftës, çka pritet të provokojë rëndë opozitën e sotme, e përbërë nga zogistë, demokratë, ballistë etj. 
 
Peçi: Zogu tradhtoi atdheun
 
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, kolonel Xhafer Peçi, vlerëson figurën e Ahmet Zogut, por deklaron se ai tradhëtoi atdheun. Ndërsa për Enver Hoxhën, Peçi mendon se ishte hero i luftës dhe njeriu që ndërtoi shtetin shqiptar. “Zogun pak e kam njohur. Një herë e kam takuar në Himarë. Në atë kohë ai ishte një figurë e padiskutueshme. E vlerësonte Evropa. Por, Zogu kishte probleme të mëdha në atë kohë. Zogu ka meritat e veta, por edhe tradhtoi vendin. Megjithatë, ai bëri shtet me ndihmën e anglo-amerikanëve dhe italianëve. Po të mos kishte këtë mbështetje, Zogu nuk e mbante dot pushtetin. Enverin e nxori lufta. Ai ishte hero i luftës. Ka luajtur një rol të madh me jugosllavët dhe rusët. Ai mbrojti territoret, sepse sot Shqipërinë mund ta kishte përvetësuar Greqia”, ka theksuar Peçi. Xhaferr Peçi, për 10 vite me radhë, ishte njeriu kyç për mbrojtjen e jetës së Enver Hoxhës. 
 
Alimadhi: Enver Hoxha kriminel, Zogu ndërtoi shtet
 
Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se diktatori Enver Hoxha është kriminel, ndërsa mbreti Zog ndërtoi shtet. “Enver Hoxha është krimineli më i madh i botës. Ai ka goditur thelbin e nacionalizmit, ka shkatërruar të gjitha resurset e këtij kombi, dhe të gjitha fatkeqësitë e sotme vijnë prej Enver Hoxhës. Komunizmi vrau 4000-6000 shqiptarë. Janë dëshmorë të Shqipërisë etnike, që janë vrarë nga plumbi i partizanëve komunistë. Asgjë nuk është bërë për nderimin e eshtrave. Nuk janë 28 mijë dëshmorë, më shumë të vrarë janë nga plumbi komunist”, u shpreh Alimadhi. Më tej Alimadhi u shpreh se shqiptarët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa të çuditshme, të cilat kanë në qendër nderimin e kriminelëve që kanë kryer krime antinjerëzore ndaj popullit të tyre. Alimadhi deklaroi se populli shqiptar duhet të bëjë kujdes për të mos rënë ‘pre’ e kërkesave të tilla, të cilat kërkojnë të nderojnë kriminelin më të madh të Evropës, siç e cilësoi ai Enver Hoxhën. Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat