BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

MZHUT reagon ndaj Spahos: Deklaratë dëshpërimi dhe prishjeje imagjinare, 7 mln dollarë për projektin e rehabilitimit

MZHUT reagon ndaj Spahos: Deklaratë dëshpërimi dhe prishjeje
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike, të bëra publike me një deklaratë të Edmond Spahos. MZHUT ka sqaruar opinionin publik për akuzat e PD, duke theksuar se do të vihen në përdorim 7 milionë dollarë për rehabilitimin e vijës liqenore Lin-Pogradec. Sipas MZHUT, në muajin janar merr jetë projekti i rehabilitimit të aksit përgjatë liqenit të Ohrit, nga Lini në Pogradec.
 
"Ky projekt përbën një hap të qenësishëm në projektimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të territorit, si dhe identifikon qartë filozofinë e respektimit të trashëgimisë dhe pasurisë natyrore, duke i dhënë fund epokës së tranzicionit kaotik urban. Qeveria, nëpërmjet institucioneve përgjegjëse, po transmeton një qasje tjetër, atë të respektimit të shtetit ligjor, duke shpërblyer çdo person, që disponon një titull pronësie, që preket nga ky projekt madhor, pavarësisht si është  ndërtuar dhe më pas hipotekuar", ka sqaruar MZHUT.
 
Ndërkohë, sipas tyre, projekti si çdo investim publik, prek hapësira të cilat, në periudha të ndryshme kohore u janë dhënë individëve për shfrytëzim apo ndërtim përgjatë vijës liqenore, në pjesën dërrmuese në kundërshtim me aktet ligjore të kohës në fuqi, por ky nuk është objekt i punës së komisionit të shpronësimeve të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. MZHUT njofton se si ministri e linjës ndjek zbatimin e këtij projekti dhe për këdo qytetar apo politikan, bën me dije se disa nga hapat ligjorë të ndjekur konkretisht apo për praktika të ngjashme, kanë qenë:
 
Ekzistenca e një projekti publik me rëndësi kombëtare apo lokale.
 
Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit ( KKT). Rehabilitimi i vijës liqenore Lin – Pogradec. Qeveria ka financuar fazën e parë të projektit, paralel me atë të përfundimit të rrugës nacionale Lin- Pogradec,  në masën 190 milionë lekë ose gati 2 milionë dollarë. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
 
Nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, Qeveria ka filluar zbatimin e projektit të parë në Komunën Udenisht me rehabilitimin e qendrës së komunës, sheshit në hyrje të saj si dhe një sheshi shumëfunksional në qendër  të fshatit, të cilat janë pjesë të fazës së parë të projektit për rehabilitimin e qendrave të banuara përgjatë liqenit të Ohrit, në këtë komunë.
 
Ekzistenca e gjurmës së projektit, ku janë të vendosura të gjitha objektet, që preken nga zbatimi i projektit.
 
Nga projekti preken 21 objekte dhe jo 53. Objektet janë mbi 90% objekte shërbimi. Dy që banohen dhe në të njëjtën kohë janë dhe objekte shërbimi, në hipotekë figurojnë pas privatizimit, si objekte shërbimi.
 
Mbi bazë të projektit, si dhe mbështetur në gjurmën, që shtrihet projekti, me urdhër të Ministrit është ngritur grupi i punës, që ka bërë vlerësimet e objekteve në terren.
 
Është ngritur Komisioni i shpronësimit me urdhër të Ministres dhe bazuar në ligj, kryesohet nga Zëvendësministri i MZHUT.
 
Është lidhur Akt - Marrëveshja me njësinë vendore, ku do të zbatohet projekti bazuar në ligjin për shpronësimet, si dhe është shpallur lista e të shpronësuarve pranë njësisë, subjekti kërkues dhe zbatues i projektit në bazë të ligjit për shpronësimet dhe VKM  përkatëse.
 
Pra, MZHUT sqaron se në total janë 21 objekte, deri në momentin e shpalljes së listës, pa administruar kontestimet dhe jo 53 objekte,  të cilat janë vlerësuar në masën 4. 5 milionë dollarë. Totali i investimit nga buxheti i shtetit përfshirë dhe fondin për projektin e rehabilitimit, shkon afërsisht në vlerën 7 milionë dollarë.
 
 Komisioni i Shpronësimit,  ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për të vlerësuar praktikat, nëse janë të bazuara në ligj dhe akte nënligjore, fton Spahon të njohë dokumentacionin e cituar më sipër dhe më pas, të bëjë politikë mbi dëshpërimin dhe manipulimin me prishje imagjinare.
 

Më të lexuarat