BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Naço: Ja 10 shkeljet e KLD, Nishani-Çefa bllokuan listën me renditjen e gjyqtarëve për të promovuar njerëzit e PD

Naço: Ja 10 shkeljet e KLD, Nishani-Çefa bllokuan listën me
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka renditur 10 shkeljet ligjore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ka dhënë argumente për reformimin e organit më të lartë të drejtësisë, për ta futur në “shinat” e Kushtetutës dhe ligjit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Naço akuzoi dyshen Nishani-Çefa, se bllokuan listën me renditjen e gjyqtarëve për të promovuar njerëzit e Partisë Demokratike. “KLD ka shkelur ligjin për sa kohë nuk mundësoi listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve, e cila ka ndikuar në shmangien nga kriteret objektive nga ana e KLD-së në rastin e emërimeve dhe promovimeve të gjyqtarëve”, deklaroi Naço. Gjithashtu, ai tha se KLD ka shkelur ligjin për sa kohë nuk mundësoi listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve, e cila ka ndikuar në shmangien nga kriteret objektive nga ana e KLD-së në rastin e emërimeve dhe promovimeve të gjyqtarëve. Në vijim të renditjes së shkeljeve të KLD, ministri deklaroi se ky institucion ka shkelur ligjin, pasi në vijimësi ka promovuar anëtarët e saj përgjatë mandatit të tyre në këtë këshill në konflikt të hapur interesi. Ndërkohë ligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare përcakton qartë, se anëtarët e KLD-së nuk mund të paraqesin kërkesë për transferim apo ngritje në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Gjithashtu, sipas vërejtjeve të Naços, KLD-ja ka shkelur ligjin, kur për shkak të mungesës së efiçencës nuk arriti të kryejë të gjitha emërimet në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, duke rrezikuar seriozisht fillimin e veprimtarisë së tyre në datën 4 nëntor 2013, datë e përcaktuar nga vetë KLD-ja. Edhe sot Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet e tyre me një numër të reduktuar gjyqtarësh.
 
Shkarkimi i tre gjyqtarëve
 
Ministri i Drejtësisë, deklaron se KLD bllokoi shkarkimin e tre gjyqtarëve që u akuzuan nga ILDKP për fshehje të pasurisë, duke përfshirë këtu edhe një anëtar të KLD-së. “Ky precedent i krijuar nga KLD-ja u thellua më tej edhe me faktin e mos futjes në rendin e ditës për shqyrtimin e pasurive të një inspektori të KLD-së, i cili duhet të kontrollojë dhe verifikojë aktivitetin dhe pasuritë e gjyqtarëve në një kohë që zotëron për vete pasuri me mijëra euro të pajustifikuara. Në reflektim të shkeljeve të konstatuara nga KLD, Ministria e Drejtësisë paraqiti një draft për ndryshimet në ligjin për këtë këshill, të cilin ia dërgoi të gjitha grupeve të interesit dhe organizmave ndërkombëtarë që asistojnë sistemin e drejtësisë”, deklaroi Naço. Sipas tij, nga praktika e evidentuar rezultoi se KLD nuk kishte marrë në shqyrtim për rreth 700 ditë kërkesën e procedimit disiplinor ndaj 3 gjyqtarëve. Ndërkohë që këta të fundit jo vetëm që nuk u proceduan, por gjatë kësaj kohe edhe ishin promovuar. “Kemi kërkuar që të shmanget konflikti i interesit tek anëtarët e KLD-së. Praktika e deritanishme e këtij këshilli dëshmoi se u shpërfill parashikimi i ligjit për Konferencën Gjyqësore, dhe u lejua promovimi i disa anëtarëve të saj përgjatë mandatit të tyre. Kemi kërkuar që sikurse e parashikon rregullorja e KLD-së, ky këshill njëherë në dy vjet duhet të bëjë vlerësimin e punës se inspektorëve dhe kryeinspektorit, detyre që KLD nuk e ka kryer asnjëherë pavarësisht parashikimit në rregullore. Për këtë kemi transponuar në ligj ekzaktësisht përcaktimin që parashikon rregullorja në lidhje më këtë çështje”, tha Naço.
 
Ja 10 shkeljet e KLD:
 
1. 23 kryetarë të gjykatave nga 29 gjykata të shkallës së parë, ushtronin detyrën në kundërshtim me ligjin, dhe vetëm 6 prej tyre drejtoheshin nga kryetarë të emëruar me vendim të KLD-së.
2. Emërimet dhe promovimet e gjyqtarëve nuk ishin kryer bazuar në kritere objektive, duke qenë se KLD nuk ka kryer një vlerësim profesional të gjyqtarëve. Vetëm në Janar të këtij viti përfundoi vlerësimi profesional për vitet 2005- 2006.
3. KLD ka shkelur ligjin për sa kohë nuk mundësoi listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve, e cila ka ndikuar në shmangien nga kriteret objektive nga ana e KLD-së në rastin e emërimeve dhe promovimeve të gjyqtarëve.
4. KLD-ja ka shkelur ligjin, pasi në vijimësi ka promovuar anëtarët e saj përgjatë mandatit të tyre në këtë këshill në konflikt të hapur interesi.
5. Ndërkohë ligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare përcakton qartë, se anëtarët e KLD-së nuk mund të paraqesin kërkesë për transferim apo ngritje në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. 
6. KLD-ja ka shkelur ligjin, kur për shkak të mungesës së efiçencës nuk arriti të kryejë të gjitha emërimet në Gjykatat Administrative të shkallës së parë, duke rrezikuar seriozisht fillimin e veprimtarisë së tyre në datën 4 nëntor 2013, datë e përcaktuar nga vetë KLD-ja. Edhe sot Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet e tyre me një numër të reduktuar gjyqtarësh.
 
7. KLD ka shkelur ligjin, kur për më shumë se 2 vjet nuk emëroi 16 studentët që përfunduan studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet akademike 2011- 2013.
8. KLD shkeli ligjin, pasi për më shumë se një vit nuk zbatoi Dekretin e Presidentit të Republikës "Për caktimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatat e shkallës së parë, të Apelit dhe të Gjykatave Administrative”. Për këtë mosveprim të KLD-së në Gjykatën e Lushnjes për mbi 6 muaj u bllokua fondi i pagave, për shkak të numrit më të madh të gjyqtarëve në raport me atë të përcaktuar në dekretin e sipërcituar.
9. KLD shkeli ligjin duke shpallur vendet vakante në gjykata pa propozim të Ministrit të Drejtësisë dhe vijoi një proces të paligjshëm, duke bërë emërime të ndikuara politikisht.
10. KLD shkeli ligjin, ndërsa zvarriti për më shumë se dy vjet procedimet disiplinore të propozuara nga Ministri i Drejtësisë. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat