BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndërkombëtarët rrisin presionet ndaj Metës, Mogherini ultimatum nga Brukseli të mos krijohet asnjë ngërç në Ministrinë e Brendshme

Ndërkombëtarët rrisin presionet ndaj Metës, Mogherini

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon debatit për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit ka deri nesër afat të vendosë, por duket se kundër tij nuk është vetëm qeveria, por janë rreshtuar dhe SHBA e BE. Përveç ambasadorit Soreca dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, dje ka ardhur një thirrje e drejtpërdrejtë nga Brukseli për kreun e shtetit. Ka qenë shefja për politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini, ajo e cila ka bërë të ditur se nuk duhet të krijohet asnjë ngërç në punën e Ministrisë së Brendshme. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati pas takimit të 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, Mogherini deklaroi se Ministria e Brendshme duhet të ketë një drejtim të plotë. “Unë mund të konfirmoj mesazhin tonë të bërë të ditur dhe në Tiranë. Është e rëndësishme për BE që të monitorojë punën e Ministrisë së Brendshme, e cila duhet të ecë në mënyrë funksionale dhe aktive. Ajo duhet të drejtohet në mënyrë të plotë dhe të pandërprerë”, tha ajo. Më tej shefja e zgjerimit në BE bëri të ditur se kjo çështje është diskutuar dhe në takimin me ministrin Bushati. Pra sinjalet janë se BE është e shqetësuar për ngërçin e krijuar dhe tani të gjithë janë rreshtuar kundër. Përveç mediave dhe disa analistëve pranë presidentit, askush tjetër nuk e mbështet lëvizjen e tij. Por dje ka ardhur një mesazh i qartë nga Brukseli, me argumentin e ministria e Brendshme është vendimtare në luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe këto janë kushte për hapjen e negociatave.

Bushati mesazh Metës

Një mesazh në distancë i ka dërguar dje presidentit edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Duke folur në konferencën e përbashkët me Mogherinin dhe komisionerin Johanes Hahn, Bushati tha se ka marrë porosi nga Brukseli se puna e Ministrisë së Brendshme nuk duhet të bllokohet. Por ai tha se thirrjet e ndërkombëtarëve duhet që të dëgjohen në Tiranë, duke ju adresuar në këtë mënyrë presidentit. “Përgjigjja nga ana e përfaqësues së BE ishte shteruese. Të njëjtin mesazh ka marrë dhe gjatë punimeve të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Në të njëjtën linjë çfarë ka deklaruar delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasada e SHBA në Tiranë. Dua të besoj që mesazhi i qartë nga ana e Brukselit dhe Uashingtonit të dëgjohet qartë në Tiranë në mënyrë që nacionaliteti të triumfoj në vend. I jam falënderues Bashkimit Europian për të gjithë ndihmën që japin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Dihet që partnerit kryesor është policia dhe Ministria e Brendshme.

Nesër afti i fundit

Presidenti Ilir Meta ka afat deri nesër për të vendosur nëse do e dekretojë ose jo Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Kryeministri i dërgoi të premten e javës së parë për të dytën herë kërkesën e presidentit dhe afti skadon këtë të premte. Kushtetuta ka vendosur 7 ditë kohë. Një ditë më parë Rama u shpreh i bindur se presidenti do e firmosë dekretin. Sipas tij, debati për statusin e Sandër Lleshit nëse është ushtarak aktiv apo jo është mjaft i kotë, pasi edhe nëse është aktiv ai mund të ç’dekretohet. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Meta. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat