BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndizen debatet për protestën, studentët përplasen mes tyre për bojkotin e mësimit, reagon ministrja e re e Arsimit

Ndizen debatet për protestën, studentët përplasen mes tyre

Protesta e studentëve ka vijuar me tensione dhe debate mes tyre. Disa prej studentëve tashmë kanë dalë kundra bojkotit, duke u paraqitur pranë fakulteteve për të vijuar procesin mësimor normalisht. Por këta studentë janë ndaluar nga një grup i vogël, të cilët mbyllën dyert dhe nuk lejuan asnjë të futet brenda, madje as ata të cilët kanë për të marrë dokumente pranë sekretarive mësimore. Një nga studentët e Universitetit Politeknik ka bërë një denoncim publik, ku shprehet se hyrja e universitetit është e bllokuar me karrige nga një numër shumë i vogël studentësh, pasi pjesa më e madhe është pro mësimit. “Unë jam një student i Universitetit Politeknik të Tiranës, tek Korpusi sheshi Nënë Tereza. Aty të hënë është bllokuar hyrja nga 20 studentë me karrige e banka. Jemi një numër shumë i madh për mësim dhe jemi mbledhur çdo ditë për mësim në orën 9 te fakultetit ,jemi përballur me ta që të hapin derën”, u shpreh studenti. Por e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Fakultetin Ekonomik, ku një pjesë e studentëve kanë mbyllur dyert, ku një pjesë e tyre kanë vijuar ngujimin. Një pjesë e madhe e studentëve pranë këtij fakulteti u shprehën se janë pro mësimit, duke shtuar se kanë ngelur mbrapa me mësimet pasi kanë që në muajin dhjetor me bojkot. “Unë jam për mësim, nuk jam për bojkot. Që nga data 4-5 dhjetor këtu te Fakulteti i Ekonomisë nuk është bërë mësim. Disa studentë kanë thënë që është bërë mësim, por unë personalisht nuk kam bërë mësim që prej datës 4 dhjetor”, deklaroi një student.

Reagon ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se studentët bllokuan punonjësit e ministrisë për t’i informuar ata për tarifat dhe bursat, duke shtuar se dje ishte dita e fundit që ata ishin në ambientet e universiteteve. Në një deklaratë për shtyp, ajo u shpreh se sekretaritë mësimore kanë qenë të bllokuara, çka bën që zbatimi i VKM-ve të vendosura nga qeveria të mos përfundojë. “Nëpër fakultetet ku ka protestë, ku një grup studentësh janë duke penguar mësimin, ka pasur raste ku janë penguar edhe sekretaritë që të funksionojnë apo janë penguar njerëz që të shkojnë deri tek zyrat e sekretarisë. Aty për fat të keq ka qenë e pamundur që të kemi personat nga Ministria e Arsimit t’ju asistojnë juve. Në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, ne nuk po e marrim informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve të ndryshme nga tarifat. Pra sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin e mirëfilltë për të zgjidhur të gjitha çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur në mënyrë që të përfundojë zbatimi i VKM-ve në mënyrë të prekshme për të gjithë ju”, tha Shahini. Ministrja e Arsimit ka njoftuar studentët se mund të drejtojnë pyetjet për çdo paqartësi në portalin që Ministria ka vënë në dispozicion, “Jam student” dhe “Kam një pyetje”, të cilat janë pjesë e portalit “shqipëriaqëduam.al”. Më tej Shahini tha se studentët mund të kontaktojnë edhe në faqet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, duke shtuar se përgjigjja do iu kthehet studentëve sa më parë. “Është rubrika “Jam student” dhe “Kam një pyetje”, në momentin që e hapni “shqipëriaqëduam.al” kjo del si “popup” dhe ju mund të vendosni pyetjen aty. Do të ketë persona të dedikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të cilët do të kthejnë përgjigje në kohën sa më të shpejtë që është e mundur, mundësisht edhe live. Përveç portalit edhe te Facebook-u i Ministrisë Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të kemi mundësinë që të kthejmë përgjigje edhe aty live. Do të bëjmë një njoftim që të dimë sa më mirë se si do të jetë komunikimi midis Ministrisë së Arsimit dhe studentëve në mënyrë që të kthejë përgjigje tek ju sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ajo. 

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat