BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ndreu, Luan Rama dhe Lutaj kryqëzojnë Tahirin: Reforma në polici nuk bëhet me shkarkime politike, kaos me gradat

Ndreu, Luan Rama dhe Lutaj kryqëzojnë Tahirin: Reforma në polici
Deputetët Pjerin Ndreu, Luan Rama dhe Pirro Lutaj kanë kryqëzuar dje në seancën plenare Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për ligjin e Policisë së Shtetit. Deputetët e Komisionit të Sigurisë, kanë deklaruar se reforma në polici nuk bëhet me shkarkime politike. Tre deputetët, disa ditë më parë, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, në prani të ministrit Tahiri, jo vetëm që kanë shprehur pakënaqësi për ligjin për policinë, por ditën e djeshme ata i kanë përforcuar këto deklarata duke u shprehur se ligji i ri shkakton kaos me gradat. Një prej deputetëve i cili që prej kalimit për shqyrtim të projektligjit në komisionet e përhershme parlamentare, ka mbajtur gjithnjë qëndrim kritik për ligjin e policisë, ka qenë dhe deputeti Luan Rama. Deputeti i LSI, në marrje të fjalës së ministrit Tahiri, ka ndërprerë këtë të fundit duke i kërkuar sqarim se përse është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor. Por, në mungesë të një përgjigje të drejtpërdrejt për pyetjet e bëra, Rama, ka shkuar më tej duke deklaruar se reforma në polici nuk bëhet duke shkarkuar 16 oficerë njëherësh apo duke bërë shkarkime politike. “Është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor dhe ka vetëm inspektor, sa është numri që do mbajnë këtë gradë? Çfarë ndodh me punonjësin e policisë kur mbaron afati në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë tjetër? Insistoj në pyetjet që bëra nuk mora përgjigje për dy pyetjet e tjera: Sa persona pas hyrjes në fuqi të ligjit do të jenë me gradën inspektor? Z. ministër, reforma në polici nuk bëhet duke shkarkuar 16 oficerë njëherësh apo duke bërë shkarkime politike”, deklaroi Rama. 
 
Ndreu, Lutaj rezerva për ligjin e policisë
 
Dy ligjvënësit e majtë, Pjerin Ndreu dhe Pirro Lutaj kanë shprehu rezerva për projektligjin “Për Policinë e Shtetit”. Në fjalën e tij, deputeti Ndreu pohoi se ka mjaft pakënaqësi për ligjin e ri, ndërsa tha se, policët presin trajtim dinjitoz. Deputeti socialist theksoi se ligji do të përshtatet kohë pas kohe në varësi të ngjarjeve në vijim. Në vijim, Ndreu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës të votojnë ligjin për policinë, duke lënë mënjanë të gjitha kritikat që mund të kenë. “Ka ardhur koha që policia të depolitizohet njëherë e mirë. Operacioni në Lazarat tregoi se policia i ka kapacitetet specialistët e duhur por i mungonte vullneti politik. Me të ardhur vullneti politik suksesi ishte i padiskutueshëm. Ligji që vjen duhet të sjellë një marrim tjetër policor që të paktën ka 3 vjet. Personalisht mund të kem ndonjë rezervë të vogël, por ju ftoj ta votojmë pr/ligjin . Kriminaliteti është dinamik, ndryshon dhe ne natyrshëm që ligjin do ta përshtatim kohë pas kohe me ato që do ndodhin”, theksoi Ndreu. Në të njëjtën linjë ka vijuar dhe deputeti Pirro Lutaj i cili deklaroi se reforma në polici nuk mund të bëhet kurrsesi duke kryer shkarkime politike. Ndonëse ligjvënësit e majtë kanë pranuar hapur rezervat që kanë ndaj ligjit, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, deputetëve u është dhënë urdhër të mos dalin kundër vendimeve të grupit, ndryshe do të përjashtohen nga PS. Kjo justifikon dhe votën e tyre pro këtij ligji, edhe pse jo pak herë janë shprehur kundër tij, ashtu sikurse ishte dhe bojkoti i mbledhjes së Komisionit të Ligjeve tre ditë më parë nga disa prej ligjvënësve të majtë, ku do të diskutohej projektligji “Për Policinë e Shtetit”. 
 
Replikat Tahiri-Rama, Ndreu, Lutaj
 
Luan Rama: Është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor dhe ka vetëm inspektor, sa është numri që do mbajnë këtë gradë? Çfarë ndodh me punonjësin e policisë kur mbaron afati në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë tjetër?
 
Tahiri: Ky ligj nga njëra anë rikthen Policinë e Shtetit në shinat e meritokracisë dhe e përcakton karrierën jo si rrugë të shtrembër ku shpesh qokat, miqtë, nderet zënë më shumë vend se rezultatet, efiçenca dhe përkushtimi në detyrë.   Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në një hotel ishin më shumë se 800 punonjës, një pjesë e mirë me grada të larta pavarësisht se bënin detyrën e një specialisti të thjeshtë. 
 
Luan Rama: Insistoj në pyetjet që bëra nuk mora përgjigje për dy pyetjet e tjera:
Sa persona pas hyrjes në fuqi të ligjit do të jenë me gradën inspektor?
 
Tahiri: Rreth 6 mijë punonjës, që sot bëjnë të njëjtën detyrë dhe ndaj duhet të kenë të njëjtën gradë. Ligji i ri nuk parashikon afat qëndrimi në gradë, kështu që shqetësimi juaj,nuk qëndron në rastin e ligjit për Policinë e Shtetit, as ka qenë dhe as do të jetë.  
 
Ndreu: Ka ardhur koha që policia të depolitizohet njëherë e mirë. Operacioni në Lazarat tregoi se policia i ka kapacitetet specialistët e duhur por i mungonte vullneti politik. Me të ardhur vullneti politik suksesi ishte i padiskutueshëm. Ligji që vjen duhet të sjellë një marrim tjetër policor që të paktën ka 3 vjet. Personalisht mund të kem ndonjë rezervë të vogël, por ju ftoj ta votojmë pr/ligjin . Kriminaliteti është dinamik, ndryshon dhe ne natyrshëm që ligjin do ta përshtatim kohë pas kohe me ato që do ndodhin.Joana Tafa
 

Më të lexuarat