BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndryshon Kodi Civil, dëshmia e trashëgimisë në duart e noterëve

Ndryshon Kodi Civil, dëshmia e trashëgimisë në duart e

Pas disa ndryshimeve në Kodin Civil, tashmë kompetenca e gjyqtarëve për të lëshuar dëshmi trashëgimie, do të kalojë në dorë të noterëve. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Civili”, si edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”, edhe pse kërkonin shumicë të cilësuar votash, u miratuan vetëm me votat e mazhorancës. Opozita kërkoi që të shtyhej diskutimi për këto dy projektligje, për shkak të mbledhjes së Kryesisë. Nga reformimi i rregullave ligjore mbi lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë, do të përfitojnë qytetarët. Pra, kalimi i kompetencës nga gjyqtari te noteri për të lëshuar dëshmi për trashëgiminë, do të sjellë reduktimin e ngarkesës në punë të gjyqtarëve dhe përqendrimin e punës së tyre profesionale në çështje të tjera, të cilat mund dhe duhet të trajtohen vetëm nga gjykata. Gjithashtu, do të rrisë eficencën e gjyqtarëve në respektimin e afateve për çështje të tjera gjyqësore dhe rritjen e cilësisë së vendimeve gjyqësore. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve paketën e drejtësisë civile. “Ndryshimet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile që propozojmë, synojnë garantimin e një shërbimi cilësor për qytetarët dhe veprimtari më efektive të gjykatave. Me miratimin e këtyre ndryshimeve, nuk do të ketë më dëshmi trashëgimie në gjykata. U japim fund shpenzimeve prej 300 mijë lekë dhe tre muajve kohë të harxhuara në gjykatë", tha Halimi. Ndërkaq, ai tha se nuk do të ketë më as vendime gjyqësore të veçanta për urdhra ekzekutimi. “U japim fund edhe shpenzimeve prej 250 mijë lekë për një vendim gjyqësor, urdhër ekzekutimi dhe javëve të tëra pune", tha ai.

Ndryshimet në Kodin Civil

Me ligjin aktual Nr. 7850 të Kodit Civil, për të përfituar dëshminë e trashëgimisë, një qytetar si në rastet e trashëgimisë ligjore ashtu edhe asaj testamentare, duhet të paraqitet përpara gjykatës. E gjithë kjo procedurë shkon për një periudhë kohore deri në 6 muaj. Me reformën e re, periudha 6 mujore do të shkurtohet deri në 3 ditë kohë. Kështu do të reduktohet koha dhe kostoja financiare për qytetarët. Sipas urdhrit nr. 279, datë 14.6.2012 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale”, përpilimi i testamentit në zyrë kushton 8.000 lekë, përpilimi i testamentit të shtëpisë kushton 10.000 lekë, depozitimi i testamentit kushton 3.000 lekë, ndërsa përpilimi i procesverbalit të çeljes së testamentit kushton 5.000 lekë. Përveç shpenzimeve që kryhen në rastin e trashëgimisë testamentare, në të dy rastet, trashëgimi ligjore dhe testamentare, qytetari duhet të paguajë tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, si dhe tarifat për shërbimet nga avokati, të cilat mund të jenë mesatarisht 25000-30000 lekë. Pra, reformimi i rregullave për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë dhe kalimi i kësaj kompetence te noterët, do të eliminonte shpenzimet për tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, si dhe tarifat për shërbimet e avokatit. Në këtë rast, qytetari do të kishte një përfitim që shkon mesatarisht në vlerën 30.000 lekë.
 
Neni 2
Vendi i çeljes së trashëgimit

Trashëgimia ligjore çelet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ka pasur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, trashëgimia ligjore çelet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj. Trashëgimia testamentare çelet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar testamenti me akt noterial apo është depozituar për ruajtje testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm. Në rast se i njëjti trashëgimlënës ka lënë më shumë se një testament, trashëgimia testamentare çelet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar apo është depozituar për ruajtje testamenti i fundit. Trashëgimia testamentare, në rastet kur testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm nuk janë dërguar për ruajtje pranë noterit, çelet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ka pasur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësitnuk dihet, trashëgimia testamentare, në rastet kur testamenti ollograf nuk është dërguar për ruajtje pranë noterit, çelet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj.
 
Neni 7
Dëshmia e trashëgimisë

Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, sipas rregullave të caktuara në këtë kod dhe ligjin për noterinë. Dëshmia e trashëgimisë redaktohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të. Noteri në momentin e redaktimit, lëshon dëshminë e trashëgimisë në numër të barabartë me kërkuesit, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesave të tyre.

Neni 8

Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet me marrëveshje midis trashëgimtarëve, e cila miratohet me akt noterial. Nëse trashëgimtarët nuk bien dakord për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore, noteri, mbi bazën e parimit të paanësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë rregullat e pjesëtimit të pasurisë sipas këtij kodi, u ofron trashëgimtarëve mundësitë ligjore për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore dhe arritjen e një marrëveshje midis tyre. Në këtë rast, noteri i sqaron ata për të drejtat dhe detyrat, si dhe i paralajmëron për pasojat që vijnë nga nënshkrimi i marrëveshjes, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mospasja dijeni për ligjin. Kur trashëgimtarët nuk bien dakord edhe me zgjidhjet e ofruara nga noteri, pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat