BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndryshon Kodi Rrugor, i hiqet Kryqit të Kuq kursi i ndihmës së parë, rregulla të reja për kursantët për patentë

Ndryshon Kodi Rrugor, i hiqet Kryqit të Kuq kursi i ndihmës së
Një grup deputetësh kanë propozuar në Kuvend një projektligj përmes të cilit kërkojnë ndryshimin e Kodit Rrugor të Shqipërisë. Drafti është propozuar nga tetë deputetë, të cilët kërkojnë që të mos e ketë më Kryqi i Kuq të drejtën e kursit për të dhënë ndihmën e parë, por të bëhet nga një agjenci ndërkombëtare. Ata janë shprehur se duhet të bëhen ndryshime në nenin 187. “Në nenin 187, shtohet pika 2, me këtë përmbajtje: Kursi i ndihmës së parë për kandidatët për leje drejtimi, ku merren njohuritë e nevojshme për dhënien e ndihmës në rast aksidenti, zhvillohet nga një organizatë me veprimtari në fushën shëndetësore e licencuar nga agjenci ndërkombëtare dhe të njohura nga autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian për trajnime në fushën e ndihmës së parë mjekësore”, thuhet në projektligj.
 
Ndërsa sipas Kodit Rrugor të vitit 1998 të drejtën për të ushtruar kursin e ndihmës së shpejtë e ka Kryqi i Kuq dhe tarifat miratohen nga Ministria e Transportit dhe Shëndetësisë. “Kursi i ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti kryhet nga Kryqi i Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me autoshkollat, sipas tarifave të miratuara nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Shëndetësisë. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të njoftojë shërbimet e emergjencës mjekësore dhe të Policisë Rrugore”, thuhet në Kodin Rrugor. Deputetët kanë kërkuar që bëhen ndryshime edhe sa i përket kushteve për marrjen e lejes së drejtimit. Në projektligj kërkohet të shfuqizohet pika 6 e nenit 121, e cila përcakton personat që nuk mund të marrin patentë. “Nuk mund të marrin licencë keqbërësit e zakonshëm, profesionistë ose që kanë tendencë të tillë sikurse edhe ata që i janë nënshtruar masave të sigurimit personal ose masave parandaluese të parashikuara nga neni 118”, thuhet në pikën 6 të nenit 121.
 
Argumentet e deputetëve
 
Deputetët propozues të ligjit në relacionin e tyre janë shprehur se ky ndryshim është shumë i rëndësishëm. Ata kanë thënë se kjo do të ndikojë në uljen e të dëmtuarve nga aksidentet. “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë e ka njohur dhe pranuar më parë konceptin e "ndihmës së parë'', në rastet e aksidenteve rrugore, por me ndryshimet e pësuara është shfuqizuar. Është e nevojshme një rishikim dhe rivlerësim për rifutjen e këtij koncepti pasi kjo do të sillte përfitime pozitive dhe shmangien e pasojave të rënda për jetën në rastet e aksidenteve rrugore. Aksidentet rrugore janë fenomen shqetësues dhe kërkon një vëmendje të madhe në përmirësimin e sigurisë rrugore të vendit.
 
Faktorë të shumtë ndikojnë në uljen e këtij fenomeni negativ ku një ndër ta është dhe shpejtësia e reagimit dhe efikasiteti i veprimeve të kryera që në momentet e para”, deklarojnë deputetët në relacionin e tyre për projektligjin. Më tej ata janë shprehur se programet e formimit për ndihmën e parë do të kenë si qellim që të zhvillojnë njëkohësisht si aftësitë individuale, ashtu edhe ato kolektive për t'u bërë ballë situatave emergjente që mund të paraqiten. Objektivi i kësaj ndërhyrje ligjore do të jetë ulja e rasteve me pasoja të rënda për shëndetin në aksidentet rrugore.  Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat