BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ngjela kërkon mbylljen e bunkerit të komunizmit: Është vepër kineze, i Enver Hoxhës u vodh gjatë 97', të mbyllet se është turp

Ngjela kërkon mbylljen e bunkerit të komunizmit: Është
Politikani dhe avokati Spartak Ngjela e quan një turp hapjen e bunkerit të komunizmit, ekspozita e të cilit u hap ditën e shtunë nga kryeministri Rama dhe personalitete të lartë. Ai thekson faktin se ky muze është një vepër e ndërtuar nga kinezët, pasi sipas tij, bunkeri i vërtetë është vjedhur gjatë trazirave të 1997. Më tej ai nënvizon se hapja e tij është një metodë e propagandës totalitare.
 
"Kurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti i Ramës, në këmbë të Malit të Dajtit, është një muze për të treguar bunkerët e Enver Hoxhës, apo të regjimit komunist. Ai është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur "legalisht" një muze për Enver Hoxhën. Ajo është një vepër e gjitha e ndërtuar nga kinezët, siç u ndërtua nën tokë dhe vetë Uzina e Traktorit, që është aty pranë. Tani atje kanë mbledhur të gjitha reliket që kanë grumbulluar nga Enver Hoxha. Ku i gjetën reliket këta që vetë janë relike? Sepse, ai bunker u vodh i gjithë në kohën e trazirave te vitit 1997. Është një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës. Madje, prisni kur të na thonë se edhe shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë "duhet hapur për popullin". Priteni për disa ditë. Në ka të mjerë në këtë kohë, janë këta liderë që mendojnë për të kaluarën si një mit, sepse janë shterpë, janë antidemokratë, dhe nuk dinë të bëjnë asgjë", ka shkruajtur ai në profilin e tij në Facebook.
 
Më tej ai vazhdon reagimin e tij, duke thënë se hapja e këtij muzeu është një rikthim në të kaluarën, ndaj duke e quajtur një turp, Ngjela kërkon mbylljen e tij. Në fund, ai i drejtohet kryeministrit Rama, duke i thënë që të mos i gënjejë shqiptarët, pasi sipas tij, kufoma e Enver Hoxhës mban erë terrori dhe "krimi shtetëror".
 
"Janë ithtarë të Enver Hoxhës. Pse vërtet mendoni se Enver Hoxha do të mbante foton e tij të luftës në zyrën e tij? Kujt ia thonë këtë këta injorantë të tërbuar nga nxemja e brendshme që iu vjen nga përbuzja popullore për Enver Hoxhën, por edhe nga dashuria patologjike që vetë kanë për një kufomë që iu kujton pushtetin absolut. Pse e duan kufomën? Sepse janë njerëz që kanë ardhur në drejtim nga rasti, dhe që nuk janë në gjendje për të thënë e për të bërë asgjë. Asnjë reformë nuk janë në gjëndje të bëjnë, por duan të kaluarën. E duan si filozofi apo intencion, sepse janë vendosur përballë frikës së paaftësisë së tyre. Nëse ka një frikë të tmerrshme të brendshme për një qeverisës, është frika nga paaftësia e tij. Atëherë drejtohu të kaluarës totalitare, për të zbutur dhimbjen që të jep injoranca jote! Ai bunker muze duhet mbyllur se është turp. Po ku ka sot vend në botë, në Europë e në Amerikë, që, gjatë Luftës së Ftohtë, të mos këtë pasur e të mos ketë ende strehim antibërthamor për qeveritë? Kujt duan t'ia hedhin këta derdimenë që vetëm politikanë s'janë, se lere më demokratë, me këtë Muze të pacipë? Këta mbetën po injorantë që kërkojnë të "pinë ujë" në çezmat e totalitarizmit, sepse kanë ndërtim totalitar, dhe mendojnë se kështu mund t’i heqin deri diku brezit të ri përbuzjen për Enver Hoxhën. Rama mos u lodh kot, kurrë nuk do t’i gënjesh dot shqiptarët për Enver Hoxhën, sepse kufoma e tij kudërbon me duhmë erën e keqe të terrorit dhe krimit shtetëror", ka mbyllur reagimin e tij Ngjela.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Më të lexuarat