BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

At Nikolla Marku: Vrasja e Papës nga ISIS alarm i rremë nga qarqet antishqiptare. Idajet Beqiri: Është skenar i Berishës

At Nikolla Marku: Vrasja e Papës nga ISIS alarm i rremë nga qarqet
At Nikolla Marku nuk beson aspak se xhihadistët e kalifatit kanë një skenar të mundshëm për të vrarë Papa Françeskun, gjatë vizitës që pritet të zhvillojë më 21 shtator në Tiranë. At Nikolla Marku, është shprehur për gazetën “Sot”, se vrasja e Papës nga ISIS është alarm i rremë, ndërsa vlerësoi se ardhja e Papës në Shqipëri është një vizitë historike për mbarë popullin shqiptar. Marku tha se alarmi lëshohet nga qarqet kundër shqiptarëve. “Nuk ka asnjë rrezik nga agjenturat xhihadistë për vrasjen e Papës. Askush nuk duhet ta besojë një gjë të tillë. Papa Françesku është njeri pozitiv, i drejtë dhe human. Ai vjen në Tiranë për të na dhënë një mesazh të qartë, që ne të punojmë, të jemi të ndershëm, të besojmë te Zoti. Pa besimin në Zot nuk shkohet asnjë hap përpara. Ardhja e Papës është një nder për ne. Kjo është një ngjarje e goditur historike për popullin shqiptar”, theksoi At Nikolla Marku. Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha dhe strukturat e tij të errëta, se po përhapin panik për vrasjen e Papës. Ai nuk beson aspak se ISIS do vrasë Papën, por është Berisha ai që ka vënë në lëvizje strukturat e tij antishqiptare për të trembur popullin dhe për të përhapur imazh negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. “Skenaret për vrasjen e Papës, janë dëshira të klanit antishqiptar. Shqipëria ka një person që për 23 vjet e ka mbajtur peng vendin në çdo drejtim. Ai ka vënë në lëvizje strukturat e tij që të përhapin panik. Papa do vijë dhe do ikë pa asnjë incident. Ky klan antishqiptar, përhapja e panikut nga Berisha dhe SHISH, janë të dështuara”, u shpreh Beqiri.  
 
Skenari
 
As zyrtarët e Vatikanit nuk e besojnë se ekziston mundësia për kërcënim ndaj sigurisë së Papës, madje kanë deklaruar se ai nuk do të lëvizë me mjetin e tij të blinduar, siç bënte paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI. Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke vlerësuar vizitën e Papës në Tiranë, u shpreh se, nuk duhet të lejojmë që vetëm disa individë të prishin imazhin e vendit dhe të devijojnë rrugën tonë drejt integrimit evropian. “Ne nuk mund të lejojmë që disa dhjetëra “përbindësha” të tillë të dëmtojnë reputacionin tonë dhe të tentojnë të devijojnë rrugën tonë të përbashkët perëndimore e Evropiane, të godasin principet thelbësore të paqes e progresit. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e aspiratat tona si shqiptarë e njerëz normalë. Ne jemi larg tyre si nata me ditën. Dhe këtë duhet që çdo ditë t’ia demonstrojmë vetes sonë si dhe botës demokratike”, u shpreh Shehu. Ai theksoi se vizita e Atit të Shenjtë në Tiranë, vlerësimet e Tij, pritja e madhe që do të bëhet, janë shumë të rëndësishme në reflektimin e përforcimin e vlerave tona të mëdha brenda nesh, apo në mesazhet ndaj të tjerëve. “Kjo vizitë është e do të jetë shumë e rëndësishme dhe në planin e imazhit tonë ndërkombëtar. Që tashti mediet e opinionet botërore i kanë kushtuar një vend të dukshëm. Qartësisht kjo do të përbëjë një forcim tjetër të pozicionit tonë në arenën e jashtme, atë Perëndimore e evropiane, duke ndihmuar edhe në proceset tona integruese. Mesazhi i paqes, tolerancës, vlerave tona i kësaj vizite i kalon kufijtë kombëtar e rajonal shumë herë”, theksoi ai. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat