BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nis prerja e kokave në SHQUP, Basha pezullon 53 kryetarët e degëve pas humbjes, nuk do të drejtojnë procesin e analizës, shpëtojnë koordinatorët

Nis prerja e kokave në SHQUP, Basha pezullon 53 kryetarët e
Pas humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit, në Partinë Demokratike, subjektin politik më të madh në opozitë, ka nisur të përvijohet një konflikt. Përpos duelit të madh mes Lulzim Bashës dhe Jozefina Topallit, të cilët kanë nisur një luftë politike ballë për ballë, në Partinë Demokratike po përvijohet një konflikt tjetër, mes kupolës drejtuese të SHQUP dhe krerëve të degëve të partisë. Menjëherë pas zyrtarizimit të humbjes dramatike, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet, për t’i ikur përgjegjësisë së humbjes, për të akuzuar palët e tjera, për t’u shfajësuar, sajuar alibi, insinuata etj. Vetë kryetarit i opozitës, Lulzim Basha, në të njëjtën kohë ka shpallur fitoren, ka pranuar edhe humbjen, ndërsa pretendon për manipulimin e zgjedhjeve, duke kontestuar rezultatin. Nga ana tjetër, Jozefina Topalli, Mesila Doda dhe ish-deputetët e mënjanuar, kanë akuzuar publikisht Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjen.
 
Ndërkohë, deputetët pranë Bashës kanë akuzuar kryetarët e 53 degëve të Partisë Demokratike si përgjegjës për humbjen. Nga ana tjetër, kryetarët e degëve të PD, të cilët janë zgjedhur vetëm disa muaj më parë, akuzojnë deputetët dhe ish-ministrat, ish-zyrtarët e PD, si përgjegjës për disfatën e thellë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, të gjithë janë të mendimit se, duhet bërë një analizë. Dhe në këtë analizë do të ketë gjueti shtrigash, përjashtime, “prerje kokash”, spostime etj. Analiza pritet të nisë në muajin shtator. Por, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar gazeta SOT, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë nisur gjuetinë e shtrigave në Partinë Demokratike. Sipas burimeve, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha ka urdhëruar pezullimin e të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, duke i përjashtuar nga procesi i analizës që do të nisë pak javësh. Kreu i opozitës ka pohuar se asnjë nga kryetarët e degëve humbëse, nuk do të drejtojnë procesin e analizës së humbjes, por për analizën do të ketë të deleguar nga qendra. Teksa krerët e degëve të PD kanë nisur akuzat në adresë të deputetëve të zonave, për mosangazhim në fushatë, ata tashmë nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion deri pas analizës së humbjes. 
 
Shpëtojnë koordinatorët dhe deputetët 
 
Koordinatorët e Partisë Demokratike, deputetët e saj, të deleguarit dhe drejtuesit e fushatës në bashkitë e humbura, duket se do të shpëtojnë nga marrja e përgjegjësive politike për humbjen në zgjedhjet e 21 Qershorit. Humbësit e mëdhenj të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit, duket se do të shkojnë të qetë drejt disfatës së radhës në zgjedhjet e 2017, duke ua pasuar peshën e përgjegjësisë drejtuesve më të ulët të partive. Vetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, Lulzim Basha ka vendosur të mos mbajë asnjë përgjegjësi për rezultatin e Partisë Demokratike. Por ashtu, deputetët bëjnë thirrje me zell për analizë, ndërsa nuk ndjehen përgjegjës për disfatën nga Jugu në Veri.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat