BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Nis protesta e opozitës, Berisha dhe Basha kryeson turmën: Ky popull të solli, ky popull do të rrëzojë

Nis protesta e opozitës, Berisha dhe Basha kryeson turmën: Ky popull
Ka filluar protesta e paralajmëruar e opozitës dhe marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi "Skëndërbej" në kryeqytet dhe më pas turma është ndalur përpara godinës së kryeministrisë.
 
Protestues nga e gjithë Shqipëria kanë zbritur sot në shesh për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e taksave, papunësinë, varfërinë, rritjen e pasigurisë në vend, kërkesa që i kanë demostruar edhe me pankarta nëpër duar.
 
Të pranishëm në protestë janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilët janë pritur me duartrokitje nga protestuesit.
Policia e Tiranës ka marrë masat për sigurinë e rendit dhe qetësisë gjatë zhvillimit të protestës, ndërkohë që është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve prej orës 11:00 deri në orën 16:00 në sheshin "Skënderbej", bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në sheshin "Nënë Tereza" dhe në sheshin "Italia".
 
Disa nga pankartat që protestuesit mbajnë në dorë janë: "Duam punë dhe dinjitet",  "Rama ky popull të solli, ky popull do të rrëzojë", "Jo shtetit policor", "Stop reformës diskriminuese në arsim"e shumë pankarta të tjera.
 
Protestuesit nisën nga rrethet drejt Tiranës për protestën e opozitës
 
Protestuesit e rretheve, të cilët do i janë bashkuar protestës në Tiranë, janë nisur me autobusë të shoqëruar nga krerët lokalë të PD-së si dhe deputetët e zonave respektive. Mësohet se nga Dibra janë nisur rreth 1500 persona, ndërsa 250 protestues të tjerë po udhëtojnë me autobusa e makina personale nga Berati drejt kryeqytetit. Protestës do t’i bashkohen edhe 1500 qytetarë nga Shkodra. Ndërkohë qytetarë të shumtë po udhëtojnë drejt Tiranës me autobusë, furgona e makina personale nga Korça, Fieri e qytete të tjera të vendit. 
 
Ja akset e bllokuara për shkak të protestës
 
Policia e Tiranës ka publikuar një ditë më parë masat e marra për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas protestës së Partisë Demokratike, që ka nisur sot në orën 12:00. 
 
Sipas një komunikate për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë të gjitha masat për rendin e sigurinë për zhvillimin normal të marshimit protestë dhe duke filluar nga ora 10.00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”. 
 
Do të bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve duke filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”. 
 
Policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të marshim-protestës para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti politik.
 

Më të lexuarat