BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nis protesta e opozitës, numërohen me qindra njerëz para kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, numërohen me qindra njerëz para

Partia Demokratike ka nisur protestën e lajmëruar në ditën e sotme përballë Kryeministrisë.

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës që herët në mëngjes.

Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukesi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike qindra qytetarë të cilët, janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa.

Demokratët gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë disa protesta kundër kryeministrit Rama, por asnjëherë ato nuk janë veshur me kaq mister sa kjo e 18 shkurtit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se janë qytetarët ata të cilët do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës.

Protesta do të jetë paqësore, pavarësisht nëse vendimi i madh do të jetë për një qëndrim të gjatë përpara Kryeministrisë, apo për zgjerim të protestës në të gjithë vendin.

Nuk dihet se cilin skenar do të vendosë kreu i PD-së, Basha, ngujim në shesh, apo protestat e vazhdueshme, por ajo që duket nga foto janë masat e marra nga organizatorët.

cadrat1

Nga sa duket në sheshin para zyrës së Ramës, ogranizatorët po zbarkojnë nga makinat materialet e nevojshme si skela dhe çadra.

Demokratët e lidhin këtë vendim me një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen.

Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës. Se çfarë mund të ndodhë më pas, kjo është në dorë të orëve në vazhdim…

Policia njoftoi një ditë më parë se nuk ka informacione për akte dhune gjatë protestës. Sot do të angazhohen rreth 2 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Si rrjedhoje e masave të marra në kuadër të protestës, do të këtë bllokime të kufizuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa akse që lidhen me të.

Më të lexuarat