BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nis stërvitja e emergjencave, Tahiri: Reformimi tërësor i gjithë zinxhirit të mbrojtjes civile në vend

Nis stërvitja e emergjencave, Tahiri: Reformimi tërësor i
“Joy Relacion” ka nisur ditën e sotme stërvitjen e përbashkët mes vendeve të Ballkanit Juglindor, me në fokus masat e emergjencave civile.
 
Hapja e stërvitjes është bërë nga një konferencë, ku morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu. 
 
Në fjalën e tij, Ministri Tahiri ka theksuar rëndësinë e kësaj stërvitje të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Juglindor, jo vetëm për bashkëpunim mes tyre, por edhe për të krijuar një plan koordinues në raste të emergjencave civile.
 
“Ndonëse kemi bërë përparime të dukshme në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndihet nevoja për zhvillime më të mëdha, si në aspektin normativ ashtu edhe në aspektin strukturor, teknologjik dhe infrastrukturë, qofshin këto publike apo private. Ashtu siç mbetet objektiv madhor reformimi tërësor i të gjithë zinxhirit të mbrojtjes civile në vend, në pushtetin qendror por edhe në pushtetin lokal. Siç lind e domosdoshme krijimi i kapaciteteve njerëzore me profesionistë, të aftë e të stërvitur për tu përballur me situata emergjence. Fatkeqësisht, qytetarët janë tërësisht të pamësuar me skenarët e përballimit të emergjencave.  Por qeveria, pushteti vendor, institucionet, nuk ia dalin dot vetëm. Kjo nuk ndodh kurrë.  Ashtu siç institucionet, sado të konsoliduara dhe me buxhet të konsiderueshëm të jenë, përsëri nuk mund të përballojnë dot këto fatkeqësi, në qoftë se nuk ndërtojmë masa parandaluese, edukative për qytetarin dhe shoqërinë por edhe infrastrukturore, që synojnë të ndërtojnë sigurinë tonë të përbashkët me përpjekje të përditshme”, u shpreh në fjalën e tij Tahiri.
 
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri
 
"I nderuar Z. Zëvendëskryeministër,
E nderuar Znj. Ministre,
I nderuar Shkëlqesia Juaj Ambasador i SHBA, Z. Donal Lu,
Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere të Kartës së Adriatikut
 
Konferenca Planifikuese që zhvillohet sot në kuadër të stërvitjes “Join Reaction-15” me vendet anëtare dhe partnere të Kartës së Adriatikut, hedh bazat për realizimin e stërvitjes së parë të përbashkët të këtyre vendeve, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt e ardhshëm.
 
Në këtë stërvitje do të jenë të angazhuara të gjitha strukturat e emergjencave civile të vendeve tona, duke na vënë kështu në testin e bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët, të institucioneve brenda vendit por edhe të partnerëve, për të përballur pasojat, shpesh herë të rënda, të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut.
Nga njëra anë interesi madhor për të mbrojtur jetën, pronën e qytetarëve por edhe pasurinë publike, dhe nga ana tjetër mbrojtja e strukturës kritike dhe strategjike të vendit tonë si pikë kyç e shkëmbimit infrastrukturor në rajon, na vë para përgjegjësisë ne dhe partnerët për të rritur ndjeshëm, kapacitetet tona të mbrojtjes civile. 
 
Ndonëse kemi bërë përparime të dukshme në kuadër të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, vjen nevoja për zhvillime më të mëdha, si në aspektin normativ nga njëra, ashtu edhe në aspektin strukturor, teknologjik dhe infrastrukturor, qofshin këto publike apo private. Ashtu siç mbetet objektiv madhor i yni, reformimi tërësor i gjithë zinxhirit të mbrojtjes civile në vend, në pushtetin qendror, por dhe në pushtetin lokal. Siç është e domosdoshme nga ana tjetër, krijimi i kapaciteteve njerëzore me profesionistë, të aftë dhe të stërvitur për të përballuar situata emergjence dhe pasoja potenciale të tyre.
Më duhet ta konstatoj, por në fakt nuk besoj është vetëm konstatimi im, faktin që qytetarët, në ditën e sotme, janë tërësisht, në pjesën kritike më të madhe, të pamësuar me skenarët e përballimit të situatave të emergjencës. Është shumë e sigurt se qeveria, pushteti vendor, institucionet në tërësi, nuk ia dalin dot kurrë vetëm të përballojnë pasojat e situatave të emergjencës. Ashtu siç i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor, por edhe Shqipëria është vulnerabël nga një sërë lloj emergjencash civile dhe fatkeqësish natyrore. Dhe nuk janë të largëta në memorien tonë të përbashkët, fatkeqësi të rënda të natyrës si përmbytjet, tërmetet, stuhitë apo bllokimet afatgjata të dëborës, rrëshqitjet e tokës dhe shumë të tjera, por dhe fatkeqësi që shpesh shkaktohen nga dora e papërgjegjshme e njeriut,- dhe ne në Shqipëri jemi bërë shpesh dëshmitarë, - siç janë zjarret në përmasa të mëdha.
 
Dhe natyrisht jo vetëm vendi ynë, por i vetëm, asnjë vend sado i pasur nga kapaciteti buxhetor, apo me institucione të konsoliduara, nuk ia del dot të përballet me pasojat e emergjencave të rënda civile apo fatkeqësive natyrore, në qoftë se nuk ka një koordinim dhe bashkëpunim intensiv ndërmjet nesh.
 
Ashtu siç, nga ana tjetër, institucionet, sado të konsoliduara dhe me buxhet të konsiderueshëm, përsëri nuk përballojnë dot këto fatkeqësi, në rast se nuk ndërtojmë masa parandaluese, qofshin këto edukative për qytetarin dhe shoqërinë, por edhe infrastrukturore dhe të kapacitetit institucional, që synojnë të ndërtojnë sigurinë tonë të përbashkët me përpjekje të përditshme.  Sepse përballja e fatkeqësive natyrore nuk mund të jetë kurrë sipërmarrja e një dite, në qoftë se nuk ndërtohet çdo ditë mundësia jonë për t’u përballur me pasojat potenciale të fatkeqësive natyrore të rënda.
 
Është kjo arsyeja, besoj unë, që sot është shumë e vështirë të gjesh të rinj, nxënës shkollash psh,  që të dinë daljet e emergjencës, supozojmë, dhe masat që duhen marrë në rast zjarri në shkollë. Siç është akoma më e vështirë, në ditët e sotme,  të gjesh godina, publike apo private qofshin që e kanë një strukturë të tillë në shërbim të qytetarëve.  
 
Për të mos folur pastaj, për masat kolektive të mbrojtjes, si për të mbrojtur një pyll nga zjarri, dhe kjo do të jetë përpjekje e përbashkët e institucioneve dhe e shoqërisë, ashtu si edhe për të ditur si duhet të sillesh dhe çfarë duhet të bësh kur bie një tërmet. Nuk është e mjaftueshme t’i delegojmë kapacitetin dhe aftësinë mbrojtëse vetëm qeverisë dhe institucioneve, në rast se çdo qytetar nuk ndërton brenda tij, në sjelljen e përditshme, mundësinë për të parandaluar, por më shumë se kaq, mundësinë për të përballuar pasojat e rasteve të tilla në vendin tonë kur kjo vlen për të gjithë.
 
Për të arritur deri te domosdoshmëria për të pasur një protokoll të mirë-përcaktuar veprimesh, përgjegjësish, masash dhe mekanizmash koordinimi detyrues që mundësojnë shmangien e kaotizmit institucional në rast fatkeqësish dhe përballimin sa më të shpejtë në kohë për të shpëtuar jetë njeriu dhe pasuri private dhe publike në çdo situatë emergjence, në mbrojtje të qytetarëve, në mbrojtje të së mirës publike. 
 
Pra, e thënë shkurt,  bashkëpunimi, koordinimi, dhe dhënia e ndihmës reciproke ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, por dhe ndërmjet vendeve partnere, është jo vetëm nevojë por është domosdoshmëri absolute.
Është për këtë arsye që Ministria e Punëve të Brendshme këtë vit mbaron hartimin dhe miratimin e Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile, dhe ndërkohë përfundojmë për pak kohë besoj ligjin e ri “Për mbrojtjen civile”, duke hedhur themelet për përballimin e emergjencave si nëpërmjet dijes, njohjes, edukimit dhe reagimit të qytetarëve, ashtu edhe për masat që marrin institucionet për parandalimin dhe përballimin e pasojave potenciale nga emergjencat civile.
 
Është në këtë kontekst të përgjithshëm që zhvillohet kjo stërvitje e parë, ky stimulim i përgjithshëm që jo pa shkak quhet “Reagim i Përbashkët”, sepse përfshihen disa shtete të rajonit me mbështetjen e vyer të Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, që hedh bazat për ngritjen e një sistemi të integruar të mbrojtjes rajonale për emergjencat civile.
 
Shqipëria është vendi mikpritës dhe organizator i kësaj stërvitjeje të përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut, por pa mbështetjen e Komandës Europiane të Ushtrisë Amerikane, do të ishte e vështirë ndërtimi, jo zhvillimi i stërvitjes, por ndërtimi i një modeli për mbrojtjen e integruar dhe përballimin e pasojave nga fatkeqësitë.
 
Dhe mbi të gjitha me këtë stërvitje dhe sigurisht me një sërë iniciativash të tjera krijojmë një platformë solide të bashkëpunimit ndërmjet nesh për të tashmen dhe të ardhmen, për shkëmbimin e informacionit dhe për dhënien e ndihmës reciproke, atëherë kur njëri prej vendeve tona rrezikohet nga fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi të shkaktuara nga dora e njeriut.
 
Ne në Shqipëri kemi atë shprehjen, “në ditët e këqija, mos qofsh vetëm!”, ka dhe shumë variante të kësaj shprehje, por që kjo të ndodhë, duhet që të punosh në ditët e mira. Që të të zërë dita e keqe bashkë me ata që mund  të përballojnë së bashku me ty pasojat potenciale të një fatkeqësie të rëndë.
 
Me këtë dua të them se jo vetëm për shkak të sfidave globale si ndryshimet klimaterike apo ngrohja e përgjithshme, por edhe sfida fare lokale që ne në vendin tonë i kemi shumë të prekshme, si ndërtimet jo tërësisht në zbatim të legjislacionit për sigurinë, lëvizjet e popullsisë në mënyrë të pakontrolluar që shpeshherë kanë qenë sipas parimit “ngulu ku të mundesh”, por edhe rreziqe të tilla si tërmetet, zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, bllokimet nga dëbora apo  emergjenca të tjera të shkaktuara nga dora e papërgjegjshme e njeriu, duhet të na bëjnë të vetëdijshëm për të marrë masa të menjëhershme me karakter njohës, edukues, sensibilizues për qytetarët dhe shoqërinë në tërësi, por edhe masa për rritjen e kapacitetit infrastrukturor e koordinues për institucionet në nivel qendror dhe në nivel lokal, duke ndërtuar çdo ditë dijen dhe infrastrukturën për të parandaluar, përballuar me sukses pasojat e fatkeqësive të natyrës ose të dorës së njeriut.
 
Siguria që presim për ditën kur këto fatkeqësi ndodhin, vjen vetëm në rast se ne punojmë fort, çdo ditë në mënyrë që kur të vijë ajo ditë të jemi të përgatitur tërësisht dhe kjo mund të ndodhë falë koordinimit mes nesh, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe falë partneritetit me vendet e rajonit, sepse vetëm tillë mund të përballojmë këto pasoja", ka mbyllur fjalimin e tij ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
 
 
 

Më të lexuarat