BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Nishani kthen në Kuvend ndarjen e re territoriale: Proces aspak transparent

Nishani kthen në Kuvend ndarjen e re territoriale: Proces aspak transparent
Presidenti i Republikës Bujar Nishani kthen në Kuvend ligjin nr. 115/2014   “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Dekreti me nr 8696 që mban datën 22 gusht 2014 u publikua në faqen zyrtare të Presidencës duke u shoqëruar dhe me argumentet pse: “Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Mosrespektimi i dispozitave kushtetuese si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji” nënvizon Presidenti i cili kërkon mirëkuptimin për rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale u miratua në Kuvend në seancën e fundit parlamentare të 31 korrikut 2014. PD e kundërshton dhe në seancën e 31 korrikut nuk ishte e pranishme.
 
Dekreti u publikua ne faqen zyrtare ku jepet dhe argumentet pse
1- “Me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.”
2- Ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.
3- kemi të bëjmë me një proces aspak transparent.
4- Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar 
5- Sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
6- Reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë.
7- Në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
 
Argumentimi zyrtar i Presidentit 
 
Në seancën plenare të datës 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 6 gusht 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, në ushtrim të drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, por mbi të tjera në cilësinë e përfaqësuesit të unitetit të popullit, në përputhje të plotë me interesin kombëtar dhe me interesin qytetar, kam vlerësuar se ky ligj duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi duke marrë në konsideratë arsyet dhe argumentet sa më poshtë vijon.
 
Së pari, edhe pse ndaj bindjen se reforma e ndarjes administrativo-territoriale është e vonuar pasi e konsideroj atë si një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare, me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, ligji 115/2014 ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur. Arrij në këtë konkluzion pas një analize të gjerë dhe të mirëdiskutuar me ekspertë të pushtetit lokal, zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit me të cilët ndajmë një mendim të përbashkët se kemi të bëjmë me një proces aspak transparent. Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke mos respektuar Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe nga fakti se këshillat e qarqeve janë “harruar” jashtë këtij procesi duke mosrespektuar nenin 68 të ligjit nr.8652(1), datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Edhe vetë relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve. Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë “mendimin e popullsisë”(2). Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore (neni 109 pika 1 e Kushtetutës). 
 
Së dyti, në vlerësimin tim, sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pikërisht në interpretim të kësaj dispozite vjen edhe Vendimi nr. 29/2006 i Gjykatës Kushtetuese i cili shprehet se: “Në themel të decentralizimit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i kalojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve .””(3) Në këtë kuptim, ndaj me ju të nderuar deputetë, vlerësimin se sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët. Për më tepër, Ju sjell në vëmendje një tjetër paragraf nga jurisprudenca e Gjykatë Kushtetuese e cila po në Vendimin nr. 29/2006 shprehet kështu: “Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore si dhe raporti që ajo ka me pushtetin qendror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që u jepet decentralizmit të pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.”. Në plotësim të këtij argumenti vjen edhe  ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i cili në nenin 3 të ti përcakton misionin e pushtetit vendor: “Pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një nivel sa më  afër shtetasve nëpërmjet:….”.
 
Së treti, por jo më pak e rëndësishme, gjykoj se reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë. Ligji i sjellë për shpallje nuk shprehet mbi “fatin” e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” duke krijuar kështu kundërshti midis dispozitave të këtyre dy ligjeve dhe zbatimit të tyre në praktikë. Me ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ligjvënësi ka rregulluar organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse. Këto kundërshti midis dispozitave jo vetëm që rrezikojnë të prodhojnë pasiguri ligjore, por vënë në pikëpyetje edhe shërbimet që popullsia përfiton nga qeverisja vendore. Për më tepër, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
 
Të nderuar deputetë,
Si përfundim, mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj. Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Ndaj, kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
 

Më të lexuarat