BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nishani priti një delegacion të deputetëve gjermanë : Ligji për hapjen e dosjeve është një hap pozitiv

Nishani priti një delegacion të deputetëve gjermanë : Ligji
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot një delegacion të Bundestagut të Republikës Federale Gjermane, të kryesuar nga deputetët Johannes Selle (CDU) dhe Josip Juratovic (SPD), në përbërje të të cilit ishte dhe Komisioneri Federal gjerman për administrimin e dosjeve të Shërbimit Sekret Shtetëror të ish-Gjermanisë Lindore, Stasi-t, Roland Jahn.
 
Presidenti i Republikës u shprehu deputetëve gjermanë mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën e pakursyer që Gjermania dhe populli gjerman ka dhënë për zhvillimin ekonomiko-social të vendit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Kreu i Shtetit shqiptar duke vlerësuar miqësinë që Gjermania ka ofruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, i garantoi ata për ndjenjën e vërtetë të miqësisë që edhe shqiptarët kanë ndaj Gjermanisë.
 
Presidenti Nishani i njohu deputetët gjermanë me reformat e ndërmarra nga Shqipëria duke i siguruar për vendosmërinë për të vijuar në rrugën e integrimit evropian si e vetmja alternativë strategjike për vendin. 
 
“Jemi shumë mirënjohës për inkurajimin dhe mbështetjen gjermane në këtë proces jetësor për të ardhmen e vendit” , u shpreh Presidenti Nishani.
 
Duke u ndalur në bashkëpunimin rajonal, Kreu i Shtetit i siguroi deputetët gjermanë se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri të jetë kontribuese për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e dialogut në rajon. Presidenti Nishani theksoi se:
 
 
 “Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka pasur kurrë kaq shumë shanse për një perspektivë të qartë e të përbashkët evropiane dhe bashkëpunim ekonomik”, theksoi Nishani.
 
Ky i fundit shprehu mirënjohjen për kontributin personal e të patjetërsueshëm të Kancelares gjermane, Angela Merkel, në mbështetje të rajonit dhe të projekteve zhvillimore të tij.
 
Gjithashtu një vend të veçantë në bisedën e Presidentit Nishani me deputetët gjermanë zuri dhe miratimi i Ligjit për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Presidenti falënderoi palën gjermane për mbështetjen dhe theksoi se miratimi i tij përkon dhe me 25-vjetorin e fillimeve të proceseve demokratike në Shqipëri.
 
 “Miratimi i këtij ligji është një hap pozitiv, por minimal dhe i pamjaftueshëm, pasi nuk siguron një transparencë të plotë të mekanizmit të kontrollit të diktaturës dhe lë hapësirë për keqpërdorim të një pjese të informacionit. Shoqëria shqiptare duhet të çlirohet nga ai mekanizëm kontrolli dhe ata që e udhëhoqën dhe drejtuan atë mekanizëm nuk mund të jenë sot drejtues të reformave. Qytetarëve shqiptarë nuk mund t’u themi se lustracioni është i panevojshëm dhe nga ana tjetër t’u flasim për dekomunistizimin e shoqërisë”, u shpreh Kreu i Shtetit.
 
Nga ana e tij, deputeti gjerman Johannes Selle u shpreh se është shumë e rëndësishme që të ketë një konsensus të gjerë shoqëror. Sipas tij, ligji i miratuar në Gjermani në vitin 1991 është amenduar deri tani tetë herë për të siguruar një mbështetje të shoqërisë gjermane. Ndërsa Komisioneri Federal gjerman Jahn e konsideroi ligjin shqiptar si një hap të parë, por nëse nuk vë në qendër të vëmendjes viktimat, zbatimi i tij do të ishte i pasuksesshëm.
 
Në mbyllje të takimit u ra dakord që në këtë 25-vjetor të Bashkimit të Gjermanisë dhe 25-vjetorin e fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri të bashkëpunohet dhe koordinohet me aktivitete të përbashkëta.
 
 
 

Më të lexuarat