BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nisma e deputetëve, ndjekje penale Sali Berishës për Gërdecin, 21 Janarin, tenderat dhe privatizimet

Nisma e deputetëve, ndjekje penale Sali Berishës për
Dymbëdhjetë muaj pasi u rrëzua nga pushteti dhe deklaroi dorëheqjen nga froni i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të përballet me drejtësinë për krimet njerëzore dhe ekonomike, të konsumuara gjatë dinastisë së tij. Ndonëse sot Sali Berisha komandon gjykatat, presidencën dhe prokurorinë, dosja e krimeve njerëzore dhe ekonomike të tij do të shkojë së shpejti në prokurori. I konsideruar si babai i krimit dhe i korrupsionit në Shqipëri, ndjekja penale dhe ndëshkimi i Sali Berishës, konsiderohet gjithashtu edhe si kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një grup deputetësh të Partisë Socialiste, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, do t’i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë, që të vërë në lëvizje prokurorinë, për të ndjekur penalisht Sali Berishën për Gërdecin, vrasjet e 21 Janarit, privatizimet, tenderat dhe pronat. Lajmi është konfirmuar dje nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Deputeti socialist, deklaroi dje në mbledhjen e komisionit, ku po diskutohej për marrëveshjen e qeverisë me CEZ, se do të përgatisë një raport për t’ia dërguar Kuvendit, në të cilën do të kërkonte ndjekjen penale ndaj Sali Berishës. “Po ju kërkoj një rezolutë. Do të shkojë një raport në Parlament nga deputetët. Kërkoj përgjegjësi penale për Sali Berishën dhe rrethin e tij për këtë degradim të rrjetit energjitik shqiptar. Z. ministër, ne duhet të kuptojmë se jemi këtu për të mbrojtur çdo qindarkë”, deklaroi Braçe.
 
Hetime për 21 Janarin dhe Gërdecin
 
Deputeti i Partisë Socialiste, në fjalën e tij, pohoi se pas ngjarjes së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 Janarit, vjedhja e tenderave dhe privatizimet e Sali Berishës janë krimi i tretë më i rëndë i ndodhur në Shqipëri për të cilat Berisha duhet të mbajë përgjegjësi. Ndërsa i ka bërë apel Prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve për këto tre ngjarje, Braçe theksoi se prokurori në vendin tonë ekziston vetëm formalisht. “Kur flas për përgjegjës e di ministër që nuk je Prokuror sepse Shqipëria e ka formalisht një Prokuror. E dimë si punonte Berisha me urdhër verbal, dhe ka ardhur momenti që ky të mbajë përgjegjësi. Ka shkatërruar tërësisht këtë sektor. Ajo që qytetarët po vuajnë sot, është pikërisht e veprimeve të drejtpërdrejta të një personi të vetëm, dhe nëse ka krim të tretë më të madh pas Gërdecit dhe 21 janarit është ky. Ka shkatërruar një nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi”, pohoi Braçe. 
 
Marrëveshja e qeverisë me CEZ
 
Kreu i Komisionit të Ekonomisë ndërsa ka vlerësuar marrëveshjen e qeverisë me CEZ, duke deklaruara se kjo marrëveshje mund të quhet e suksesshme vetëm kur para përgjegjësisë të dalin personat që kryen këtë vjedhje, u ka përcjellë disa mesazhe edhe dhëndrit dhe djalit të Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës. Braçe theksoi se janë mbi 2500 dosje të cilat vërtetojnë që faturat e papaguara nga qeveria Berisha janë skandaloze. “Do doja t’iu thoja së treti, se kjo marrëveshje i ka zgjidhur Shqipërisë një problem që mund ta bënte riskun për sigurinë kombëtare më të madhe. Ky Jamarbëri dhe Xeni kërkojnë punë të kryera, kjo është një punë e kryer, por që do të finalizohet kur Berisha të marrë përgjegjësi. Janë mbi 2500 dosje që vërtetojnë që këto fatura janë skandaloze duke paguar kompani që vinin këtu që ofronin shërbime që në fund rezultonin formalitet. Pra gjithë kjo ka një rezultat, vlera negative”, theksoi deputeti socialist. Sa i përket marrëveshjes së qeverisë me CEZ, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se përgjegjësi kryesor për dëmin e shkaktuar këtij sektori është vetëm Sali Berisha dhe favoret që ai ka bërë me kontratat e lidhura. Braçe e cilësoi këtë si një histori e tmerrshme grabitje, ndërsa pasojat e këtyre veprimeve është ky sektor energjetike që kemi sot. “Që kur filloi punë kjo kompani, në buxhetin e shtetit është një histori e tmerrshme grabitje. Ka vetëm një emër përgjegjës për këtë, Sali Berisha. Ka qenë ai që ka menaxhuar këtë situatë, dhe ka qenë i orientuar drejtpërdrejtë nga ai. Është menaxhuar familjarisht nga ky njeri, në një linjë të drejtpërdrejtë nga Enti Rregullator dhe pasoja është kjo që kemi sot. Dhe në ato ditë që ka menaxhuar këtë situatë, ka krijuar borxhe në dëm të shqiptarëve dhe kompanive, me favore të tmerrshme me çmimet, dhe me favore të tjera që janë bërë nga ky njeri. Po të shohësh historinë e kompanive që u listuan me radhë nga CEZ dhe Berisha vetë, do ta kuptoni fare qartë se është ai përgjegjës për këtë, me kompani të lidhura drejtpërdrejtë me të. Sali Berisha ka qenë prezentë si kumbari i të gjitha këtyre me gërshërë në dorë”, tha Braçe. 
 
Patton Boggs
 
Kreu i komisionit, Braçe në fjalën e tij është ndalur te kontrata me Patton Boggs. Deputeti theksoi se në çdo marrëveshje të kryer nga qeveria Berisha, gjendet kjo kompani e cila është një kompani lotuese personale e tij dhe familjes së tij. Braçe ka kërkuar zbardhjen e aferave të Berishës, duke përfshirë edhe kompaninë Patton Boggs. Braçe tha se ka ardhur koha që Berisha dhe Topalli të mbajnë përgjegjësi për çdo qindarkë që i është vjedhur qytetarëve shqiptarë. “E dyta ka të bëjë me vjedhjet e kompanive të vogla. Kompania Patton Boggs ka qenë personalisht lobuese e Berishës. Patton Boggs e gjejmë tek CEZ, tek Albpetroli dhe deri tek fjalimet e Jozefina Topallit që duhet të shkonin në SHBA. Ka ardhur koha për përgjegjësi penale për këtë, për çdo qindarkë që është vjedhur. Ka ndodhur brenda një sistemi tërësisht skandaloze. Më duket se Patton Boggs ka edhe garanci prej 55 milionë dollarë për Albpetrolin. Unë e di se ka prokuror në këtë vend, por që duhet të nisë të veprojë”, nënvizoi Braçe. Joana Tafa
 

Më të lexuarat