BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Opozita nuk njeh reformën e pensioneve, skema e Veliajt rrit moshën dhe heq shpërblimin për gratë

Opozita nuk njeh reformën e pensioneve, skema e Veliajt rrit moshën
Opozita nuk njeh reformën e pensioneve të ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, pasi fut sistemin në kolaps. Sipas opozitës, skema e Veliajt rrit moshën e daljes në pension dhe heq dëmshpërblimin për gratë. Për këto arsye, Partia Demokratike organizoi konferencën “Reforma e pensioneve?! Goditje ndaj shtresave në nevojë, pensione më të ulëta më pak mbrojtje sociale”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, diplomatë, pjesëtarë të shoqërisë civile, shoqatat e pensionistëve, personave me aftësi të kufizuar, të të verbërve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, ekspertë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në tryezë, u shpreh se reforma e propozuar nga qeveria prek në mënyrë tepër drastike shtresat në nevojë duke i dëmtuar ato, dhe plani për rritjen e moshës së pensionit afekton të gjithë qytetarët. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, tha se qeveria nuk po dëgjon zërin e grupeve të interesit, duke e cilësuar si një gjendje shurdhërie e verbërie të plotë nga ana e qeverisë. “Takimi ka vlera të mëdha dëgjimore. Pikërisht këtë qeveria nuk po e bën, nuk po dëgjon sindikatat, grupet e interesit, refuzon të hapë veshët dhe sytë për atë çka për të thënë opozita. Nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë”, Basha. Ndërkaq, Basha u shpreh se qeveria po vendos një apartheid pensionesh pasi gjysma e shqiptarëve do të jenë jashtë skemës. Sipas tij, skema e bën të pamundur mbledhjen e kontributeve çka e vendos skemën në rrezik. 
 
Ligji nevojë për konsultime
 
Opozita mendon se reforma për pensionet ka nevojë për një konsultim më të gjerë. “I gjithë mekanizmi i demokracisë është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi i hartimit dhe aprovimit të ligjit të jetë i ngadaltë pikërisht për të lënë kohë për konsultim për transparencë, pikërisht për të mos i lënë kohë zullumit të mishërohet në legjislacion. Dhe sa më të rëndësishme çështjet aq më e ngadaltë është procedura, është një rregull i artë i demokracisë që ka lindur bashkë me parlamentet moderne në SHBA apo më përpara në Britaninë e Madhe. Një parim që konsolidohet dhe është konsoliduar edhe këtu tek ne, ku Kushtetuta ndalon procedurat e përshpejtuara që parashikohen në disa raste për ligje me shumicë të cilësuar”, u shpreh Basha. Kreu i PD shtoi se mungesa e konsultës, mosdëgjimi i zërit të qytetarit janë tipar dallues i qeverisë Rama-Meta, dhe kështu ka ndodhur edhe në projektin që ata kanë për pensionet.
 
Fadil Kepi
 
Eksperti i njohur i fushës së pensioneve, Fadil Kepi, u shpreh se reforma e propozuar është e pastudiuar dhe do të ndikojë negativisht në shoqëri. Sipas tij, me anë të kësaj reforme, pensionet e ulëta dhe të mesme do të ulen, ndërsa pensionet e larta nuk do të ndryshojnë. Skema, tha Kepi, nuk do të rrisë dot kontributet ndërsa u shpreh kundër rritjes së daljes së moshës në pension. “Nëse vazhdojmë me këto ritme të rritjes së moshës së pensioneve, ulet punësimi i të rinjve të shkolluar me universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe do të mbajmë në punë më shumë të moshuar ku rendimenti i tyre dihet që është i ulët sepse në vitin 2015 meshkujt do të dalin në pension të datëlindjes 1950 kur buka dhe çdo gjë ka qenë me triskë. Dhe brezi i mëvonshëm është ushqyer me tallon. Dhe më e keqja, bie cilësia e punës në disa profesione të zakonshme por të nderuara”, u shpreh Kepi. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat