BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përçahet PD, ish-kryetarët e degëve dërgojnë demokratët te LSI, sherr mes anëtarëve

Përçahet PD, ish-kryetarët e degëve dërgojnë

Shpërthen konflikti në Partinë Demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duket se do ta gjejnë PD të përçarë dhe të përgjysmuar, gjë e cila do të ndikojë negativisht edhe në rezultatin zgjedhor. Roli i kreut të PD, Lulzim Basha, në vendimmarrje gjatë katër viteve dhe së fundmi listat për kandidatët për deputetë, kanë thelluar zhgënjimin e demokratëve në bazë ndaj kryedemokratit. Pakënaqësia dhe zhgënjimi i demokratëve ka sjellë kosto për PD, të cilat do ta japin efektin pas 25 qershorit. Ish-krerët e degëve të PD, të zhgënjyer nga Lulzim Basha, e kanë braktisur partinë dhe i janë bashkuar LSI-së. Atyre u janë bashkuar edhe mbështetësit e tyre, si në elektorat por edhe në anëtarësi. Me dhjetëra demokratë në degën e PD së Pogradecit, Elbasanit, Vlorës dhe Dibrës i janë bashkuar LSI, dhe po bëjnë fushatë për këtë parti. Ish-kreu i PD së Vlorës, Moisi Meminaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, konfirmoi se shumë demokratë i janë bashkuar LSI, pasi janë zhgënjyer nga Lulzim Basha. Ai tha se demokratët janë detyruar t’i bashkohen LSI, ku kanë gjetur mundësinë te kjo forcë politike për t’i shërbyer interesave të vendit. “Lulzim Basha nuk i la rrugë tjetër demokratëve. Shumë demokratë i janë bashkuar LSI, sepse Basha PD e shndërroi në një parti klienteliste dhe të farefisit, duke mohuar të drejtat e demokratët të vërtetë, që kontribuuan për rritjen e PD. Ne jemi duke bërë fushatë për LSI, dhe fushata vijon normalisht”, tha Meminaj. Këto largime kanë shkaktuar përplasje të forta. Në mjaft degë krerët aktualë dhe anëtarët janë përplasur me të larguarit, duke tentuar të ndalojnë këto largime.

Konflikti në bazën e PD

Por largimi i demokratëve te një forcë tjetër politike, ka shkaktuar përplasje në bazë. Sipas burimeve, anëtarë aktualë të PD janë konfliktuar me demokratët që i janë bashkuar LSI, të cilët po bëjnë fushatë për këtë forcë politike. Gjatë fushatës në terren, demokratët e larguar me ata ekzistentë në disa raste janë përplasur me gjuhë verbale, ku konflikti ka rrezikuar të degradojë edhe në dhunë. Kjo situatë me shumë gjasa mund të degjenerojë në dhunë gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-kreu i PD së Dibrës, Rrahim Kaleci, i cili kandidon për deputet në listën e LSI për Qarkun e Dibrës. “Është e vërtetë që shumë demokratë e kanë braktisur PD. Ata i ka detyruar Lulzim Basha, i cili mashtroi demokratët e vërtetë dhe u mohoi kontributet”, u shpreh Kaleci. Edhe në degë të tjera vijojnë largimet e demokratëve në parti të tjera. Ditën e djeshme, kreu i PD së Librazhdit, Xhevdet Balliu, iu bashkua PS. Ai mori pjesë dje në një takim elektoral me banorët e Funarezit, takim i cili drejtohej nga Taulant Balla.

Sherr mes anëtarëve edhe në degë të tjera

Partia Demokratike është në ditët e saj më të këqija. Në vend të shkojë e bashkuar në zgjedhje, demokratët po largohen dhe po krijojnë konflikte në bazë. Kështu në Shkodër, ku Jozefina Topalli është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë, mbështetësit e saj po përplasen në terren me kandidatët, të cilët po bëjnë fushatë. Mbështetësit e Topallit indimidojnë kandidatët, duke iu drejtuar se kjo fushatë nuk ka kuptim pa ish-kryeparlamentaren dhe ajo duhet të ishte në listë. Ata po përpiqen që të pas vetes të marrin dhe shumë demokratë të tjerë, për t’i bindur ata që të mos marrin pjesë në procesin e votimit. Mbështetësit e Topallit po sabotojnë fushatën e kandidatëve të Lulzim Bashës, për ta nxjerrë këtë të fundit humbës në 25 qershor. 

Eneida Jaçaj

 

Më të lexuarat