BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të, Veliaj: Mbajmë premtimin

Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të,

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës po përmbush një tjetër premtim të sajin, rikonstruksionin e të gjitha kopshteve të Tiranës. Sot ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të në Laprakë. Punimet e kryera falë bashkëpunimit me donatorët, u inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i PS, Rakip Suli. Pasi ka parë nga afër kushtet që ofron ky kopësht pas rikonstruksionit, Veliaj theksoi se falë mirëmenaxhimit të hapësirave është bërë e mundur që ky kopësht të presë 120 fëmijë të Laprakës.

“Bashkë me Fjonën, pamë kopshtin e ri e sapobërë, i 16-ti nga 23 që kemi nisur të rikonstrktojmë gjatë kësaj vere. Na kanë ngelur edhe 7 kopshte të tjera dhe mezi pres që t’i mbarojmë në kohë rekord. Besoj se deri në shtator, kur edhe shoqet e Fjonës të jenë kthyer nga pushimet, do t’i kemi mbaruar të gjitha kopshtet dhe për herë të parë po garantojmë që e njëjta cilësi që ekziston në një kopësht në Bllok, ekziston edhe në një kopësht në Laprakë, sepse të gjithë fëmijët janë njësoj”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se është ndër prioritetet e punëve të Bashkisë së Tiranës që të ofrojë të njëjtin standard punimesh si në qendër, ashtu edhe në periferi, si një mënyrë për të krijuar të njëjtat mundësi për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshi këtu edhe fëmijët.

“Jemi siguruar që bashkë me inxhinierët tanë, me djemtë e vajzat fantastike që kanë punuar gjatë gjithë verës, të kemi të njëjtin standard si në periferi, si në qendër, për t’u siguruar që kushdo që rritet në Tiranë të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në jetë. Punohet në mënyrën më të lartë të standardeve që ka Bashkia e Tiranës dhe ku sigurisht do të vazhdojmë edhe me investime të tjera”, tha Veliaj. Sa i përket Njësisë Nr. 11 kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se ajo është në vëmendje të bashkisë edhe në një sërë investimesh të tjera, përfshi këtu infrastrukturën rrugore.

“Investimi i radhës në Laprakë do të jetë një investim prej 4 milionë dollarësh, i cili do të rehabilitojë pjesën më të madhe të urbanistikës së zonës, për t’u siguruar që sa të bukur e kemi kopshtin, po aq të bukur ta kemi edhe lagjen”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Deputeti i zonës, Rakip Suli, falenderoi bashkinë për punën e kryer në këtë kopësht dhe theksoi se ajo është domethënia më e mirë e fuqisë që ka çdo votë e dhënë një vit më parë. “1 votë e juaja, kthehet në investim për fëmijët tuaj; kthehet në investim për rrugën, për trotuarin, për të gjitha problemet ditore që ka çdo qytetar aty ku banon e jeton”, tha Suli.

Kopshti nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, përfshi sistemimet e jashtme, këndin e lodrave, këndin e ujit dhe rërës, mbjelljen e bimëve, drenazhimin e ujërave të shiut, si dhe sistemimin e gjithë pjesës së pasme të godinës. Gjithashtu, në ambientet e brendshme është sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik, të cilët janë bërë nga fillimi, duke shmangur problemet që shkaktonin si me lagështirën ashtu edhe energjinë në kopësht, etj.

Më të lexuarat