BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përgatitjet e fundit për vizitën e Papa Françeskut, Tirana në “këmbë” për Atin e Shenjtë, mbërrin makina e hapur, përfundon ngritja e “Altarit”

Përgatitjet e fundit për vizitën e Papa Françeskut, Tirana
Tirana është ngritur në “këmbë” për të pritur Atin e Shenjtë të Vatikanit, Papa Françeskun, i cili do të na nderojë me vizitën e tij historike në vendin tonë, ditën e diel më 21 shtator, në Ditën Botërore të Paqes. Kryeqyteti ka ndërruar fytyrë dhe ka marrë pamje festive, ku fasadat e institucioneve përreth Sheshit “Nënë Tereza”, duket sikur buzëqeshin nga shkëlqimi që kanë rifituar. Sheshi “Nënë Tereza” do të presë denjësisht Atin e Shenjtë të Vatikanit, ku tashmë pas disa muaj punimesh, ka përfunduar edhe ngritja e Altarit atje ku do të ngjitet Papa Françesku. Në këtë shesh, me rastin e vizitës së Papës janë bërë një sërë restaurimesh, të cilat përfunduan gjatë këtyre ditëve. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me fotografitë e 40 martirëve të besimit. Plot 40 fotografi të martirëve të besimit janë vendosur në Bulevard, ku shumë qytetarë kjo pamje e pazakontë i ka befasuar. 
 
Pamje e re në kryeqytet
 
Vizita e Papa Françeskut në Tiranë, ka sjellë një atmosferë gazmore në kryeqytet. Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e Atit të Shenjtë, faza e parë kishte të bënte me vendosjen e flamujve në hyrje të Tiranës, përkatësisht nga Sheshi Shqiponja ose rrethrrotullimi i Doganës deri në rrethrrotullimin e Zogut të zi. Flamujt janë vendosur përgjatë rrugës së Durrësit dhe rrugës Dritan Hoxha. Në ditët në vijim u vendosën flamuj në zona të tjera të Tiranës. Gjithashtu, në kuadër të vizitës së Papës, është vendosur Flamuri i Vatikanit përkrahë Flamurit Shqiptar në shtyllat e ndriçimit. Hapësirat që deri pak ditë më parë kanë qenë të zëna me ndërtime por që u shembën për të lejuar frymëmarrjen e këtij sheshi, janë shndërruar në hapësira të gjelbërta. Ndërsa përsa i përket shatërvanit, në një fazë të dytë do të kthehet në një sipërfaqe ujore ku të pasqyrohet Universiteti Politeknik. 
 
Mbërrin makina e Papës
 
Së fundmi, ka mbërritur në Tiranë makina me të cilën do të lëvizë Papa Françesku gjatë vizitës së tij në kryeqytet të dielën më 21 shtator. Makina ka mbërritur në portin e Durrësit dje rreth orës 8.00 të mëngjesit. Automjeti tip “Benz G Class” ngjyrë e bardhë me targa “SCV1” (Status Civitatis Vaticanae) nuk është i blinduar, por i zbuluar dhe u transportua me tragetin e linjës Bari-Durrës. Makina fillimisht është vendosur në mjediset e brendshme të zyrave të presidencës në bulevard. Ndërkohë, Bashkia Tiranës ka njoftuar se ka vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë dhe në pamundësi për të lëvizur, 5 autobusë, me të cilët do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në kohë për meshën që do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” nga Ati i Shenjtë.
 
Vizita
 
Vizita e Papës në Tiranë do të zgjasë vetëm 12 orë. Sipas agjendës së publikuar nga krerët e Kishës Katolike në Tiranë, Ati i Shenjtë shkel tokën shqiptare në Aeroportin e Rinasit, në orën 9:00 të mëngjesit të 21 shtatorit. Për mbërritjen e Papa Françeskut do të organizohet në Aeroportin “Nënë Tereza” një pritje zyrtare nga Kryeministri Shqiptar, Edi Rama. Më pas Ati i Shenjtë me eskortën e tij do të niset drejt Tiranës. Takimin e parë në Tiranë, Ati i Shenjtë do ta zhvillojë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe autoritete të tjera të shtetit dhe qeverisë. Ne orën 11:00 do të mbahet mesha e shenjtë në sheshin “Nëne Tereza”. Më pas Papa Françesku do të zhvillojë një takim me drejtues të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri. Ati i Shenjtë do të drejtojë edhe lutjen mbrëmësore në Katedralen e Tiranës e më pas do të takohet me 70 fëmijë jetimë në qendrën “Bethani” në fshatin Bubq të Fushë Krujës. Këtu do të flasin edhe Monika Bologna dhe Mirjan Jani. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat