BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përgjime masive në vend, pas pajisjes së Samir Tahirit edhe dy aparatura të tjera në qarkullim

Përgjime masive në vend, pas pajisjes së Samir Tahirit edhe dy

Plasin përgjimet masive në vend. Pas pajisjes së Policisë së Shtetit, në qarkullim janë edhe dy pajisje të tjera. Prej disa ditësh, politika është vënë në alarm pasi me pajisjen e marrë nga Saimir Tahiri, dyshohet se janë vënë në përgjim zyrtarë të lartë të politikës. Por duket se rrjeti i përgjimeve është akoma dhe më i gjerë, kjo për faktin se sipas burimeve, në qarkullim janë dhe dy pajisje të tjera përgjimi. Edhe këto pajisje dyshohet se përdoren për të përgjuar politikanë dhe zyrtarë të niveleve të larta.

Sipas burimeve, nga organet përgjegjëse është zbuluar se sinjali i përgjimeve për një prej pajisjeve vjen rreth zonës së stadiumit “Qemal Stafa”, ndërsa për pajisjen tjetër ka dyshime se ajo është e lëvizshme. Mësohet se organet kanë rënë në gjurmët e tyre, por nuk i dihet se si do të veprohet në ditët në vijim me to. Këto pajisje kanë disa kohë që janë në qarkullim dhe janë përdorur për qëllime nga më të ndryshmet. Ka dyshime se ato janë përdorur për të pasur nën vëzhgim politikanë dhe personalitete të larta të Parlamentit, qeverisë dhe të opozitës. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që këto pajisje të jenë përdorur dhe për përgjimin e qytetarëve të thjeshtë. Pra duket se në vend ka një shumëllojshmëri pajisjesh përgjimi, duke filluar që nga SHISH, policia, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, si dhe dy pajisjet më të fundit. Kjo do të thotë se qytetarë të thjeshtë, por dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme janë në përgjim total, kjo për interesa ende të pazbuluara. Shumë dyshime ka ngjallur pajisja e policisë, pasi ajo ka rreth 6 muaj që ndodhet në qarkullim. Dyshimet janë se përmes saj janë vënë në përgjim kundërshtarë të qeverisë e për këtë arsye janë alarmuar të gjithë.

Nga ana tjetër, pajisja që zotëron Policia e Shtetit është blerë që para 6 muajsh. Edhe pse policia pretendon se është një pajisje e Interforcës italiane që është marrë nga Akademia e Rendit për trajnimin e studentëve, dyshimet janë se ajo është vënë në punë për të përgjuar individë të caktuar. Kjo gjë është konfirmuar dhe nga vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Ishte ky i fundit që arriti të interceptonte ekzistencën e një pajisje përgjimi pranë Drejtorisë së Policisë. Më pas Visho Ajazi Lika vuri në dijeni Adriatik Llallën, i cili nisi një hetim dhe u zbuluar pajisja. Kreu i policisë Haki Çako gjatë një takimi me Llallën ka thënë se pajisja përdoret për praktikë. Hetimet janë duke vijuar teksa mësohet se organi qendror i akuzës ka kërkuar informacion nga Interforca italiane nëse është e vërtetë kjo që pretendon policia. 

 

Më të lexuarat