BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përjashtimi nga PS, reagon Tom Doshi: Rilindja po mbron krimin, nuk zbardhen atentatin ndaj meje, Rama më kërkoi prova, t'i gjejë shteti

Përjashtimi nga PS, reagon Tom Doshi: Rilindja po mbron krimin, nuk
Pas deklaratës për mediat, deputeti Tom Doshi, ka reaguar sërish në profilin e tij në Facebook për përjashtimin nga partia që Grupi Parlamentar i PS i bëri në mbledhjen e sotme.
 
Ai ka thënë se kjo që ndodhi nuk ishte e papritur për të dhe se ka pritur për 5 muaj që të zbardhej atentati ndaj tij. Më tej, ai ka akuzuar qeverinë se po mbron krimin, duke thënë se për atentatin ndaj ka lajmëruar Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe kryeparlamentarin Meta, por sipas tij mori si përgjigje heshtjen dhe mbulimin.
 
Doshi theksoi se kryeministri Rama i ka kërkuar prova, por sipas tij, provat duhet t'i gjejë shteti, duke shtuar se është i zhgënjyer nga Rilindja.
 
"Të nderuar qytetarë! Kolegë deputet!
 
Për mua nuk ishte e papritur kjo që ndodhi. Ka kohë që unë jam në pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj. Ku na çon ky fakt? Në mbrojtjen e krimit. Kjo është Rilindja? Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vetë Ilir Metën për faktin dhe përgjigja ishte vetëm heshtje dhe mbulim. E thërrita vete Ilir Metën dhe ia thashë në sy sepse unë nuk kam asgjë që mund të më heqë guximin të përballem me këdo.
 
Sot, më kërkoi Edi Rama prova, në fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rendin e punëve, provat duhet ti gjejë shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri për të kryer krimin) i ka shkuar në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.
 
Këto janë të vërtetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi krye, pata durimin për të pritur në heshtje.
 
Edhe reagimi im në media nuk u lidhë me faktin e eliminimit tim fizik. Reagimi im erdhi si rezultat i problematikës në zonën time. Unë kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thyer. Unë tashme nuk bëj më pjesë në grupin parlamentarë socialist, por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi që më besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, të zhgënjyer. Unë nuk kam hyrë në politike për ti bërë lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë unë për ju të nderuar bashkëqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur", ka mbyllur reagimin e tij Tom Doshi.
 
 

Më të lexuarat