BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përmbyset administrata në janar, organikë të re për ministritë dhe drejtoritë, ikin nëpunësit me shkelje dhe me detyra fiktive

Përmbyset administrata në janar, organikë të re për
Fillimi i vitit të ri buxhetor do të pasohet me një përmbysje të strukturës dhe organikës së piramidës së administratës publike. Urdhëri i kryeministrit Edi Rama, për të gjitha ministritë e linjës si dhe drejtoritë kryesore në varësi të tyre dhe qeverisë, që të përgatisin organigramën e re, në kuadër të shkurtimit të administratës nga 20 deri në 30 përqind, është zbatuar. Zëvendësministri Niko Peleshi dhe ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, kanë paralajmëruar dje se zbatimi i buxhetit të vitit 2015, do të shoqërohet me një sërë reformash radikale sa i takon organigramave dhe strukturave të ministrive dhe të organeve në varësi të tyre.
 
Konkretisht, zëvendëskryeministri deklaroi se në fillim të vitit të ardhshëm, do i kushtohet një vëmendje e veçantë funksioneve dhe detyrave të nëpunësve civil. Kjo pasi, qindra punonjës që kanë vegjetuar prej vitesh në zyrat e shtetit, nuk e kanë ditur as vetë se për çfarë pune janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Zëvendëskryeministri theksoi se në fund të muajit dhjetor do të hartohet një plan i qartë për strukturën e të gjitha ministrive dhe organeve në varësi të tyre, në mënyrë që në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm të vihet në zbatim. “Në fund të dhjetorit do hartohet një plan i qartë, në mënyrë që në fund të janar të vihet në zbatim”, deklaroi Peleshi. Ndërsa ministri Haxhinasto vuri theksin te nevoja për një reformë të thellë në fillim të vitit të ardhshëm, e cila sipas tij duhet të konsistojë në tre drejtime kryesore. Më emergjentja, sipas Haxhinastos, paraqitet drejtoria e rrugëve. “Kemi nevojë për një reformë të thellë e cila duhet të konsistojë në tre drejtime”, theksoi Haxhinasto. 
 
Reformat në janar
 
Një tjetër reformë do të fillojë në muajin janar në vitin 2015. Atë që kishte paralajmëruar më parë kryeministri Edi Rama, e ka konfirmuar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në ministrinë që drejton. Ministrja Nikolla, ka deklaruar se nga janari do të nisë licencimi i çdo mësuesi, të cilët do t’i nënshtrohen provimit përkatës, proces ky i cili do të përmbyllet në muajin maj. Nikolla është shprehur se me realizimin e këtij procesi, do t’i jepet fund zarfeve të korrupsionit në arsim. Tashmë, fati i mësuesve nuk do të varet as nga kush parti fiton zgjedhjet, as nga kush parti humb, as nga sa i mirë apo i keq qëllon drejtori i zyrës apo i rajonit, por nga aftësitë e veta. Një tjetër reformë që do të vihet në zbatim në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë edhe reforma në sektorin energjetik dhe minerar. 
 
Kërkesat e Ramës
 
Kryeministri u ka kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar, që të përgatisin me urgjencë strukturën e re të ministrive që drejtojnë, në përputhje me programin e qeverisë për një administratë profesionale, eficente, ekonomike dhe të depolitizuar. Në këtë kuadër, krahas shpalljes së vendeve vakante në administratë, ministritë e linjës kanë nisur punën për organigramën e re, e cila do paraqitet në Këshillin e Ministrave. Sipas burimeve, Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me ministritë e linjës, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave, duhet t’i paraqesë kryeministrit Rama, në një kohë sa më të shpejtë, raportin për strukturën dhe organikën e re të administratës shtetërore.  Joana Tafa 
 
 

Më të lexuarat