BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përmbyset organigrama e 373 komunave dhe bashkive, nisin procedurat për strukturat e reja dhe pasqyrat financiare për 61 njësi vendore

Përmbyset organigrama e 373 komunave dhe bashkive, nisin procedurat
Pas miratimit të hartës së re territoriale, mazhoranca qeverisëse ka hedhur dje hapin e dytë të madh për ekzekutimin në terren të ndarjes së re administrative, duke përmbysur organigramat dhe pasqyrat financiare të pagave të punonjësve për 373 komuna dhe bashki në gjithë Shqipërinë. Në 6 mujorin e dytë të vitit 2015, taksapaguesit shqiptarë nuk do të paguajnë më një administratë të fryrë lokale, e cila vetëm firmoste nëpër bordero, por do të paguajë një administratë shumë më të vogël, efiçente, pa mbivendosje dhe me detyra të përcaktuara qartë.
 
Nisma është bërë e ditur nga Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi. Qeveria ka kontraktuar kompaninë KPMG, e cila do të përcaktojë organigramën e re të bashkive, detyrat, funksionet, pasqyrat financiare, koston, etj. Ministri Bledi Çuçi ka prezantuar kompaninë dhe detyrat e saj për një pushtet vendor model në të mirë të të gjithë qytetarëve. “Thellësisht procedurat që do të përbëjnë Manualin do përqëndrohen tek rishikimi i funksionimit operacional të bashkive, duke analizuar organigramat dhe duke eliminuar mbivendosjet me pikësynim krijimin e modeleve europiane qeverisëse. Gjithashtu, ky manual do të përcaktojë mënyrën e bashkimit dhe konsolidimit të pasqyrave financiare të 373 njësive vendore aktuale në 61 bashkitë e reja me fokus të veçantë mirëmenaxhimin e aseteve qofshin këto në formë inventarësh, asetet fikse, subjektet në pronësi, pronat e paluajtshme etj, si dhe përgjegjësitë që bashkitë e reja do të trashëgojnë ndaj palëve të treta”, u shpreh ministri Çuçi. Ai theksoi se qytetarëve tashmë do t’u ofrohet modeli më i mirë i qeverisjes vendore. “Pritshmëria për kompaninë KPMG është që të jetë efikase me zgjidhjet që do të ofrojë, të jetë e shpejtë dhe mbi të gjitha e saktë. Qytetarët duhet që në një kohë sa më të afërt të kenë modelin më të mirë të qeverisjes vendore për t’u ofruar shërbimet që meritojnë”, tha Çuçi.
 
Reforma territoriale
 
Dje, me kontraktimin e kompanisë KPMG ka nisur faza e bashkimit të njësive ekzistuese të qeverisjes vendore në 61 bashkitë e reja. “Me kompaninë KPMG, si rrjedhojë ne sot formalizojmë fillimin e fazës së bashkimit të njësive ekzistuese të qeverisjes vendore në 61 bashkitë e reja të krijuara. Ky përbën një nga proceset më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në fushën e shkrirjes së organizatave publike”, theksoi Çuçi. Ai vlerësoi se falë edhe ndihmës së pakursyer të donatorëve që mbështesin STAR, është zgjedhur një ndër kompanitë më të mira në botë për të na ndihmuar në këtë proces mjaft sfidues. KPMG si kompania mbështetëse në fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale, përkon me fazën e konsolidimit administrativ dhe financiar të 373 Njësive të Qeverisjes Vendore në 61 bashkitë e reja. “Ky përgëzim i adresohet UNDP-së e cila në përmbushje te kërkesës tonë, u drejtua për mbështetje në kompanitë më të mëdha ndërkombëtare me përvoja të shumta në procese të ngjashme konsolidimi administrativ dhe financiar”, tha ministri.  Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat