BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përshkallëzohen protestat për largimin e Fullanit, plan për rrethimin e bankës deri në shkarkimin e guvernatorit

Përshkallëzohen protestat për largimin e Fullanit, plan për
Intensifikohen protestat qytetare për largimin e bajlozit të korrupsionit, Ardian Fullani, ndërsa sa vjen edhe rritet presioni ndaj klasës politike, për të shkarkuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, pas skandalit të vjedhjes së thesarit të Bankës së Shtetit. Para zyrave provizore të Bankës së Shqipërisë dje është zhvilluar protesta e dytë qytetare për largimin dhe dënimin e Ardian Fullanit, sheikut shqiptar që ka kapur politikën, drejtësinë dhe financat.  “Fullan largohu! Rama reago! Të largohet Fullani, nuk pranojmë më të na grabisin! Si ke fytyrë dhe qëndron ende në atë Bankë të cilën e drejton dhe nuk mban përgjegjësi për vjedhjen? Ti je vampir!”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve që në ditën e dytë të protestës u pozicionuan tek sheshi ‘Avni Rustemi’, ku ndodhen zyrat qendrore të Bankës së Shqipërisë. Shoqëri civile, intelektualë e qytetarë të thjeshtë mbushën sheshin dhe pavarësisht temperaturave të larta protestuan nën thirrjet “Fullan largohu! Rama reago!”. Të organizuar përmes rrjeteve sociale, qytetarët deklaruan se do të protestojnë çdo ditë para Bankës së Shqipërisë derisa Parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë guvernatorin. Por, ka një ndryshim plani sa i takon protestave. Organizatorët kanë paralajmëruar një protestë të pandërprerë deri në largimin e guvernatorit. 
 
Organizimi 
 
 Ajo që ra në sy në këtë protestë është fakti se një pjesë e qytetarëve ishin të njëjtët që u angazhuan edhe në protestat kundër asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ata u shprehën për mediat se protesta, ashtu si edhe ajo e nëntorit para Kryeministrisë, është qytetare dhe nuk ka asnjë ngjyrim politik. Gjatë protestës, qytetarët mbanin pankarta në duar që ndër të tjera shfaqnin fotot e luksit të djalit të guvernatorit, ku duket Eriku 20-vjeçar që nuk ka punuar asnjë ditë, duke fshirë djersët me 500 euro, mes makinave luksoze dhe koleksionit të orëve të shtrenjta dhe thërrisnin në kor “hajdut, horr, largohu, turp”. 
 
Protestuesja: Si e njoh Fullanin 
 
Një protestuese rrëfeu dje se si e kishte njohur Ardian Fullanin. “Unë e njoh që të ri, si ka mundësi që një njeri kaq mediokër të vendoset në krye të Bankës së Shqipërisë. Çdo dyqan ushqimor bën bilancin e tij çdo muaj, si ka mundësi që Banka e Shqipërisë nuk bënte inventar për paratë për katër vjet me radhë”, tha ajo.“Të largohet Fullani, nuk pranojmë më të na grabisin. Si ke fytyrë dhe qëndron ende në atë Bankë të cilën e drejton dhe nuk mban përgjegjësi për vjedhjen. Ti je vampir”, tha një tjetër protestues. Protestat për largimin do të jenë të përditshme, me përjashtim të ditës së sotme, për t’u organizuar më mirë. Organizatorët thanë se në ditët në vijim, do të qëndrojnë për orë të tëra para zyrës së Fullanit, deri sa ky të largohet.
Aleanca Kuq e Zi protestë paralele 
Aleanca Kuq e Zi organizoi dje një protestë përpara Bankës së Shqipërisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas zbulimit të vjedhjes në BSH. Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se të gjithë i kanë duart të lyera në grabitjen e thesarit të shtetit. Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi rrethuan Bankën e Shqipërisë me një shirit të ngjashëm me ato që përdor policia, si për të treguar së aty është një skenë krimi. Por, policia ka hequr menjëherë shiritat që u vendosën në shenjë simbolike, duke mos lejuar protestuesit që t'i afrohen godinës. “Simbolika jonë nuk i pëlqen kryeministrit, as ministrit Tahiri i cili bën sehir. Ata tentuan që të mos na lejojnë sepse i vret simbolika. Ata kanë menduar që shqiptarët harrojnë. Sistemi bankar është vendosur në shënjestër për tu grabitur dhe falimentuar. Shqiptarë kuptoni që në 25 vite gabuat 25 herë, ju vodhën miliona herë dhe përsëri bëni të njëjtin gabim”, u shpreh Spahiu. 
 
 “Eriku i Artë” gjobë 500 euro për drifting 
 
Luksi dhe arroganca e familjes së guvernatorit nuk njeh kufi. Erik Fullani, djali i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i njohur tashmë edhe si “Eriku i Artë” vijon të provokojë opinionin publik, duke treguar detaje nga luksi i familjes që lundron në paratë e vjedhura të shqiptarëve. Pas publikimit të koleksionit të orëve me një vlerë prej një milionë eurove, “Eriku i Artë” ka publikuar edhe një gjobë me vlerë 500 euro, duke u treguar shqiptarëve se nuk ia ndjen fare për shtetin, rregullat dhe ligjet. Djali i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka treguar edhe një herë arrogancën e familjes, duke nxjerrë një foto, ku shfaqet duke xhiruar dhe djegur gomat e makinës tek Sheshi Nënë Tereza.  Adriatik Doçi