BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Panariti:Do mbështesim prodhimin vendas sipas hartës bujqësore, janë rritur eksportet

Panariti:Do mbështesim prodhimin vendas sipas hartës bujqësore,
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi sot në Kuvend, se strategjia e bujqësisë për vitin 2015, do të fokusohet në realizimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendas, përmes adresimit të fondeve buxhetore drejt sektorëve prioritarë të përcaktuar në hartën bujqësore.
 
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, në përgjigje të interpelancës së kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Robert Bitri, ministri i Bujqësisë sqaroi se, mbi bazën e hartës bujqësore që është hartuar për herë të parë këtë vit, do të mbështeten ato kultura apo prodhime që janë parësore në qarqe apo zona të caktuara. 
 
Ministri sqaroi se në Shkodër do të mbështeten bimët mjekësore, gështenjat etj, në Korçë do të financohet për mollët, qepët, fasulen, pataten etj, e kështu për çdo qark, mbi bazën e prioriteteve që janë përcaktuar në hartën bujqësore. 
 
Kreu i Bujqësisë informoi se gjatë vitit 2014 fondet për subvencionin e fermerëve nga 6,8 milionë euro në vitin 2013, u rritën në 12 milionë euro. Nga 8 mijë e 600 fermerë përfitues të skemave subvencionuese, 94% e këtij totali ishin fermerë dhe 6% firma përpunuese.
 
Ndërsa vetëm në qarkun e Fierit, tha ministri Panariti, gjatë këtij vitit janë financuar 1,6 miliardë lekë dhe kanë përfituar 2300 fermerë.
 
Duke u ndalur në projektet kryesore për vitin 2015, ministri i Bujqësisë shpjegoj se, do të jetë programi i BB me vlerë 40 milionë usd për ujitjen dhe kullimin si dhe financimi i BE-së për sigurinë ushqimore, që do të zënë pararojën e investimeve donatore. Ndërsa vëmendje do të marrë adresimi i mbështetjes për vulën e cilësisë së prodhimit që do të jetë marka shqiptare në tregjet e huaja.
 
Ministri informoi se, gjatë këtij viti, në saj të mbështetjes dhe strategjisë për rimëkëmbjen e bujqësisë janë rritur me 28% eksportet në 18 vende të ndryshme, ndërsa prodhimi bujqësor shënon rritje progresive në kontributin që jep në PPB. 
 
 
 
 
 

Më të lexuarat