BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas çamëve, demokristianët braktisin Bashën, Nard Ndoka votë pro reformave të qeverisë

Pas çamëve, demokristianët braktisin Bashën, Nard Ndoka
12 muaj pas rrëzimit nga pushteti, PD po braktiset me shpejtësi nga aleatët e saj me peshë reale në Kuvend. Pas çamëve, edhe demokristianët po afrohen drejt qeverisë, ndërsa kritikojnë ashpër vendimet e PD, sidomos për bojkotin e Kuvendit pas rrahjes së deputetit Gent Strazimiri. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pasi ka thyer për të disatën herë bojkotin e opozitës, ka vlerësuar disa nga reformat e qeverisë, sidomos atë të pensioneve. Ndërsa opozita vijon bojkotin e punimeve të Kuvendit, Nard Ndoka ka marrë pjesë në mbledhjet e zakonshme të Komisionit parlamentar të Ligjeve, një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë, ku shqyrtohen projektligje me peshë.
 
Teksa Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, prezantoi draftin për reformën e pensioneve, kreu i PDK, Nard Ndoka, mbështeti reformën e qeverisë, duke deklaruar se e majta është shumë sensitive në bërjen e reformave sociale. Përpos votës pro reformave të qeverisë, Ndoka ka kritikuar PD për bojkotin e tejzgjatur për shkak të rrahjes së Strazimirit. Kryetari i PDK, Nard Ndoka, e cilëson veprim të nxituar bojkotin e deputetëve të PD-së në komisionet parlamentare. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Kuvendi është institucioni i ballafaqimit të ideve dhe programeve. Sipas tij, në asnjë rast agresioni politik, fizik apo verbal, opozitën nuk duhet ta largojë apo tërheqë, qoftë edhe për pak kohë nga e drejta kushtetuese. “Bojkoti i deputetëve te PD-së në Kuvend dhe komisione parlamentare në këtë periudhë, mendoj se është vendim i nxituar, i pa konsultuar dhe i gabuar.
 
Së pari, Kuvendi është institucioni i ballafaqimit të ideve dhe programeve. Së dyti, në asnjë rast agresioni politik, fizik apo verbal, opozitën nuk duhet ta largojë apo tërheqë, qoftë edhe për pak kohë nga e drejta kushtetuese. Së treti, në këto momente mazhoranca aktuale po kalon me nxitim, në mënyre të njëanshme, të pa konsultuar dhe arbitrare disa projektligje (reforma territoriale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, sigurimet shoqërore). Së katërti, ka protesta të grupeve të interesit (ish te përndjekurit, personat me aftësi te kufizuar), në këto momente opozita duhet të jetë e organizuar, përfaqësuese dhe ballore në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti është një vendim sensibilizues për një moment politik, por kur vazhdon gjate dëmton vetë opozitën”, shkruan Ndoka.
 

Më të lexuarat