BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas amerikanëve, OSBE mbështet projektin e USAID për reformën territoriale, të gjithë ndërkombëtarët kundër PD

Pas amerikanëve, OSBE mbështet projektin e USAID për
Shtohet presioni ndërkombëtar mbi opozitën shqiptare për zhbllokimin e reformës territoriale. Përfaqësia e huaj diplomatike në Shqipëri pozicionohet në bllok kundër bllokimit të reformës territoriale nga Partia Demokratike. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe OSBE mbështet projektin e USAID për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë. Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Florian Rouning, i ka bërë dje apel opozitës t’i hapë rrugë miratimit të reformës territoriale, e cila parashikon shkrirjen e gjysmës së komunave dhe bashkive parazite. Deklarata u artikulua gjatë një konference të posaçme për reformën territoriale. “Është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një reformë për të cilën flitet për shumë kohë. Prandaj është koha për të filluar me reformën dhe është koha që të gjithë faktorët dhe të gjithë sektorët e prekur nga reforma të marrin pjesë në procesin e reformës. Siç e kam thënë, unë mendoj që të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në një reformë të tillë. Nuk është mirë që një pjesë të ngelë jashtë. Reforma territoriale është reforma territoriale. Të gjitha çështjet që po preken, si reforma zgjedhore, duhet të analizohen. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime për reformën zgjedhore. Mund të ketë, por prandaj palët duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën”, u shpreh ambasadori i OSBE. 
 
Bledi Çuçi
 
Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, tha se reforma territoriale do udhëhiqet nga kritere profesionale, ndërsa garantoi sot se kjo reformë nuk ka asgjë të bëjë me reformën elektorale. "Unë e sigurova ambasadorin që maxhoranca nuk do bëjë asgjë që të prekë sistemin elektoral. Reforma territoriale nuk ka lidhje me reformën zgjedhore, do fokusohet vetëm në riorganizimin e territorit në shërbim të shqiptarëve ashtu siç kemi premtuar. Reforma territoriale është një proces i udhëhequr nga kriteret teknike dhe profesionale dhe jo ato politike. Mazhoranca nuk do të bëjë asgjë që ka të bëjë me reformën elektorale. Reforma territoriale do të fokusohet vetëm në riorganizimin administrativ territorial. Reforma është e udhëhequr nga kritere tërësisht teknike dhe ju jap garanci se ambasadorët nuk patën asnjë shqetësim'', u shpreh ministri Çuçi.
 
Reforma 
 
Ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, e cilësoi reformën administrativo-territoriale si kryereformën që do të bëjë të mundur të ndryshojë cilësinë, sasinë dhe qasjen për të gjitha shërbimet për qytetarët dhe investimet publike në nivel vendor, por edhe qendror. “Sot Shqipëria është e copëzuar në 385 njësitë qeverisjes vendore, 65 bashki, 308 komuna dhe 12 qarqe. Ndërkaq, përvoja e këtyre viteve ka treguar se ndarja aktuale administrative nuk i përgjigjet modelit të qeverisjes vendore të parashikuar në ligjin organik të qeverisjes vendore. Në bashkitë më të mëdha ka probleme të zhvillimit që duhet të shkojnë përtej vijës së tyre administrative, por dhe për koordinimin për çështje të caktuara si, planifikimi urban dhe kontrolli i territorit, apo menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit”, theksoi ai.
 
Katër variantet
 
Katër variante janë hedhur në diskutim për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Përveç projektit të UASID, Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe projektit të Bashkimit Evropian, ka ekzistuar edhe një projekt tjetër. Bëhet fjalë për një plan francez, i cili u hodh poshtë. Po ashtu, është bërë edhe një propozim tjetër nga Ylli Bufi, i cili propozonte ndarjen e vendit në 6 rajone të mëdha dhe 89 bashki. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat