BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Pas lëvizjeve në prokurori priten arrestime në nivele të larta, institucionet nisin përgatitjet për luftë ndaj korrupsionit

Pas lëvizjeve në prokurori priten arrestime në nivele të

Autoritetet shqiptare pritet të nisin reprezaljen në politikë. Deri më sot asnjë ministër, ish-ministër, ish-president apo ish-kryeministër nuk është përballur me drejtësinë për aferat që ka bërë. Në prokurori ka pasur me dhjetra dosje dhe të gjitha janë mbyllur. Por ditë e fundit janë dhënë sinjale se mund të ketë goditje në nivele të larta. Arta Marku largoi 3 prokurorë nga Krimet e Rënda ndërsa nisi procedimin disiplinor për ta. Nga ana tjetër 10 emra u rebeluan, pasi refuzuan të marrin në dorë dosjen e Emiliano Shullazit. Por teksa për opozitën kjo është një lëvizje për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të Shullazit, sinjalet janë se po bëhen përgatitje për të arritur te pushtetarët. Kalimi i Donika Prelës nga Durrësi në Tiranë nuk ishte rastësor.

Ajo vendosi të marrë vetë dosjen e Shullazit dhe pritet që më 25 shtator të kërkohet dënim i lartë ndaj tij. Por masat ndaj 10 prokurorëve duket se janë dhe një lëvizje për t’i distancuar nga dosjet e bujshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dy kompetenca themelore: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta iu shtua një vit më parë, ndërsa lufta ndaj bandave ka qenë prioriteti i saj kryesor. Por që kur është krijuar kjo prokurori nuk ka asnjë emër të fortë të dërguar pas hekurave. Madje ka pasur me dhjetra skandale. Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda që liroi Arben Frrokun. Ka dy vite që heton Saimir Tahirin dhe nuk po mbyll dot hetimet. Në këtë prokurori është dosja CEZ-DIA dhe nuk ka asnjë lëvizje. Po ashtu për skandalin e vëllait të Xhafajt nuk ka zhvillime. Dosja Shullazi po ashtu është bërë objekt debati, pasi në gjykatë kanë rënë provat dhe dëshmitarët e prokurorisë.

Por gazeta ka mësuar se kanë qenë ndërkombëtarët që kanë kërkuar që Shullazi të mos dalë i lirë. Donald Lu foli disa herë kundër tij. Madje prokurorët kanë marrë direktiva të qarta nga ministri i Jashtëm gjerman dhe zv/ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit se, nuk duhet të tolerojnë askënd. Kjo duket se ka sjellë dhe rrokadë te Krimet e Rënda. Gazeta ka mësuar se janë duke u përgatitur për të goditur në nivele të larta dhe ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave. Kjo e fundit ka dosje të shumta për pushtetarët që kanë bërë transferta të dyshimta, ndërsa ILDKP ka zbuluar pasuri të fshehura. Pritet që polici, prokurori, ILDKP dhe Pastrimi i parave të bëhen bashkë për të goditur korrupsionin.

Dosjet e Krimeve të Rënda

Te Prokuroria e Krimeve të Rënda momentalisht ka një sërë dosjesh të bujshme. Një dosje mjaft e rëndësishme është ajo e aferës CEZ-DIA. Bëhet fjalë për një padi që juristi Romeo Kara ka bërë në prokurori ndaj presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa ish-funksionarëve të tjerë. Një dosje tjetër e rëndësishme është ajo e aferës me rrugën Tiranë-Elbasan. Bëhet fjalë për hetimet që kanë nisur ndaj ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika, i emëruar nga LSI. Një tjetër emër është Saimir Tahiri. Ish-ministrit ju zgjatën me 3 muaj afatet e hetimeve. Së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka bërë një padi deputeti Taulant Balla, ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, kjo si takon kapjes së 3.4 miliona eurove. Një tjetër dosje e bujshme është ajo e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, e cila ende nuk po gjen zgjidhje. Po ashtu Krimet e Rënda po hetojnë dhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. / Kliti TOPALLI

Më të lexuarat