BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas urdhrit të Berishës, Bujar Nishani në krye të protestave kundër reformës territoriale, sot takim me vendorët e PD

Pas urdhrit të Berishës, Bujar Nishani në krye të protestave
Nga President i Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësues i unitetit të popullit, në krye të protestave opozitare kundër qeverisë dhe ushtar i verbër nën urdhrat e Sali Berishës. Kjo është trajektorja e degradimit të presidentit Bujar Nishani, i rreshtuar tashmë plotësisht në llogoren e SHQUP-it, duke përdhosur Kushtetutën. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një president, sikundër nuk ka një kryeprokuror dhe një guvernator. Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është vendosur në krye të protestave dhe aksionit opozitar, kundër ndarjes administrativo-territoriale të Shqipërisë. Pasi nuk ka qoftë edhe një referencë kushtetuese për të rrëzuar reformën administrative, Bujar Nishani, me urdhër të Sali Berishës, është kthyer në flamurtarin dhe udhëheqësin e protestave kundër reformës territoriale, duke shënuar një skandal të paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Një ditë pasi kritikoi qeverinë për sigurinë në miniera, Nishani pritet të mbledhë disa përfaqësues të pushtetit vendor, të zgjedhur nga Partia Demokratike, për të kundërshtuar reformën e qeverisë. Aktualisht, opozita shqiptare, ka dy qendra graviteti, një në SHQUP dhe një në Presidencë. Ditët e fundit, opozita në Presidencë ka qenë më e ashpër dhe produktive. Vetëm disa ditë më parë, Nishani, në një rast të paprecedentë deri më sot brenda një dite ka kthyer mbrapsht 3 ligje të vlerësuara si tejet të rëndësishme nga mazhoranca e majtë qeverisëse. Ligji i parë që ka marrë JO-në e Bujar Nishanit është ai “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Një tjetër ligj i rrëzuar nga Bujar Nishani është ai për “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ligj të cilin mazhoranca qeverisëse e shikon si të një rëndësie të veçantë në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në mbrojtëse të rasteve korruptive, siç ishte rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni. Ligji i tretë i kthyer me firmën e Presidentit Nishani është ai për Policinë e Shtetit. 
 
Takimi 
 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka bërë gati dekretin për të kthyer në Kuvend edhe ligjin e ri për reformën territoriale. Kreu i shtetit do të nisë sot konsulta me përfaqësues të pushtetit vendor në lidhje me ligjin për reformën administrativo-territoriale. Në një kohë kur kreu i shtetit pritet të japë vlerësimin e tij për miratimin ose kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend, ai ka vendosur zhvillimin e një procesi konsultativ me të zgjedhurit vendorë dhe drejtues të shoqatave të bashkive dhe komunave në vend mbi ndarjen e re. Ligji u miratua në seancën e 31 Korrikut me votat e mazhorancës së majtë dhe deputetëve të PDIU-së, partia e dytë më e madhe në kampin opozitar. Ligji parashikon ndarjen e vendit në 61 bashki, ndërsa komunat do të ekzistojnë më si njësi bazë të qeverisjes vendore.
 
PD referendum popullor për territorialen
 
Partia Demokratike do të nisë në shtator referendumin popullor për reformën territoriale. Përpos kësaj, demokratët do të bojkotojnë edhe zgjedhjet vendore të 2015, ku do t’i kërkojnë të zgjedhurve të tyre vendorë që të mos bëhen pjesë e këtij procesi zgjedhor. Këtë e ka paralajmëruar vetë kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, i cili është shprehur se PD nuk do të futet në zgjedhje me këtë hartë territoriale. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat