BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD: 3 ditë para vizitës së Papës, qeveria bën paradë me Enverin

PD: 3 ditë para vizitës së Papës, qeveria bën
Partia Demokratike e ka konsideruar si një provokim të dirigjuar nga Qeveria, parakalimin e veteranëve gjirokastritë sot, në 70-Vjetorin e Çlirimit të Gjirokastrës me fotografitë e Enver Hoxhës dhe shallet e kuq partizane në qafë.
 
Kryetari i Grupit parlamentar, Edi Paloka, dënon hipokrizinë e Ramës.
 
Sipas tij, Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve.
 
"Sot në Gjirokastër, në një parakalim qeveritar të lajmëruar që dje nga Edi Rama, janë valëvitur fotot e dikatorit Hoxha dhe nxënësit janë veshur me shallin e pionierit.
Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e atit të shenjtë, i cili u shpreh se do të viziojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist.
 
Ky demonstrim, është një hipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve. Shfaqja e gardistëve të kuq 3 ditë para vizitës së Atit të Shenjtë është një provokim i ulët dhe gjesti më i keq para kësaj vizite historike. Socialistët nën drejtimin e Ramës, nuk ndalojnë në rehabilimin e figurës së Enverit as në këto ditë të veçanta për vendin.
 
Ky është një provokim i hapur që i bëhet shoqërisë dhe vendit më të vuajtur në kohën e diktaturës komuniste, ku prej regjimit të Enverit mijëra u pushkatuan me dhe pa gjyq, mijëra u internuan, dhe gjithë qytetarët u privuan nga liritë e të drejtat themelore të njeriut, dhe shoqëria shkoi drejt urisë së bukës. Partia Demokratike e dënon këtë manifestim komunist nën kujdesin qeveritar, dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve, ndaj shoqërisë tonë, pak ditë para vizitës së Atit të Shenjtë", tha Paloka.
 

Më të lexuarat