BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kontrollin aparateve celularë

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për
Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kontrollin e  aparatëve celularë për çdo abonent. Lajmi bëhet i ditur nga vetë deputeti i PD, Eduard Halimi, i cili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur depozitimin e ankimimit të vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Halimit, vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t, është antikushtetues dhe cënon sipas tij jetën private të çdo individi.
 
“Dorëzuam në Gjykatë Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdhëruar të gjithë kompanitë t’i dorëzojnë IMEI e çdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, Facebook, ëhatsapp, bbm, numër telefoni të regjistruar, foto, pra gjithçka private që ndodhet në aparatin celular të një individi. Urdhëri i Ramës, për të përgjuar komunikimet elektronike dhe korrespondencën personale të gjithkujt, është antieuropian, dhe shkon në drejtim të vendeve me tendenca oligarkike, ku çdo gjë private, përfshirë edhe të dhënat rreth personit, konsiderohen shtetërore, dhe mund të përdoren pa kurrëfarë kufizimi.
 
Urdhëri i Ramës është antikushtetues, pasi cenimi i të drejtës për jetë private dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, jashtë çdo standardi kushtetues për kufizimin e të drejtave të njeriut, cenon nenet 4, 17, 35, 36, dhe 118 të Kushtetutës, nenin 8 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë”, thekson në postimin e tij në Facebook, deputeti i PD.
 

Më të lexuarat