BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD: Berisha më 24 qershor te Nishani për të formuar qeverinë

PD: Berisha më 24 qershor te Nishani për të formuar qeverinë

Edhe pse koalicioni i majtë është më i madh dhe më favorizues se ai i djathtë, Partia Demokratike pretendon se do të sigurojë një mandat të tretë në 23 qershor. PD është e bindur se është ajo që do të shkojë te Presidenti i Republikës për të propozuar kryeministrin e ardhshëm, sërish Sali Berishën. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se në pushtet pas 23 qershorit do të vijë qeveria Berisha tre. “Koalicioni i djathtë do të jetë fitues në 23 qershor. Do të fitojë qeveria Berisha tre. Kryeministër do të jetë Berisha pasi është boshti i lokomotivës së djathtë”, u shpreh Shehu. Zgjedhjet parlamentare duket se do të zhvillohen në një klimë tensioni edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor të 23 qershorit. Nëse PD e Berishës do të marrë më shumë mandate se PS, këtu do të nisë “molla e sherrit”. Kryeministri Berisha do të kapet pas “fijes së barit”, për të bërë diversion me rezultatin, për t’iu drejtuar më pas Presidentit të Republikës, atij që e zgjodhi vetë në krye të Presidencës. Pra, neni 96 i Kushtetutës do të interpretohet sipas orekseve të partive. PD e ka të pamundur të vijë në pushtet, pasi koalicioni i djathtë përbëhet nga 25 parti përballë atij të majtë me 35 parti. Edhe konstitucionalistët janë shprehur se nga koalicioni fitues duhet të dalë kryeministri. Në këtë rast e majta do të jetë padyshim fituese. Kështu, sipas konstitucionalistëve Sokol Hazizaj dhe Aurela Anastasi, para Presidentit të Republikës ka të drejtë të propozojë kryeministrin e ardhshëm partia fituese e koalicionit fitues ose vetë koalicioni fitues që ka shumicën në Kuvend. Sidoqoftë, propozimi për kryeministrin nga partia apo koalicioni, kjo është çështje marrëveshjeje, por një gjë është e sigurtë sipas tyre se, partia e parë sigurisht fituese në atë koalicion fitues do të krijojë qeverinë.
 

Më të lexuarat