BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

PD, Bylykbashi: Edi Rama nxitësi kryesor i korrupsionit në vend

PD, Bylykbashi: Edi Rama nxitësi kryesor i korrupsionit në vend
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në një dalje për mediat lidhur me konferencën e mbajtur sot në Tiranë kundër korrupsionit. Sipas Bylykbashit, Rama flet për luftën ndaj korrupsionit, kur vetë është  aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave. 
 
"Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është si të flasë Fidel Kastro për demokracinë. Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave, ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, lejon sarajet pa leje të mikut të tij Kokëdhima, dhe prish ndërtimet e fukarenjve. Korrupsioni nuk gjen mik më të mirë se Edi Ramën, kur vota blihet me lekë, dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj çështjeje, kur ministri i tij abuzon me çdo aset shtetëror për dasmën e vet, dhe kur pranon dhurata luksi pa deklaruar asnjë prej tyre.
 
Ambasadori gjerman solli praktikën e vendit të tij, kur tha se dhuratat s’duhet të jenë më shumë se 25 euro, po kujt t'ia thotë këtë miku europian, Edi Ramës, Erion Veliajt?  Korrupsioni ka sot një strehë të sigurtë, qeverinë shqiptare, pasi dhjetra persona me precedent penalë, trafikantë çnjerëzore, kanë kapur postet kyçe të shtetit. Korrupsioni sot në Shqipëri nuk ka nxitës më të madh se Edi Ramën, i cili po shkon drejt pushtetit absolut duke kapur çdo institucion të pavarur. Cili institucion i gjunjëzuar sot do të kontrollojë pasuritë e Edi Ramës, ministrave e zyrtarëve të tij, cila drejtësi e gjunjëzuar sot do të hetojë korrupsionin e Ramës dhe njerëzve të tij? Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është në vetvete një akt i pastër korruptiv", u shpreh Bylykbashi.