BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD: Dënojmë kërcënimin ndaj gazetarit që publikoi mekanizmin e drogës

PD: Dënojmë kërcënimin ndaj gazetarit që publikoi
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat dënon sot kërcënimin e bërë ndaj gazetarit të Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi. Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, denoncon shantazhin ndaj medias opozitare
 
"Partia Demokratike dënon kërcënimin e bërë sot ndaj gazetarit të Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi, menjëherë pas botimit të shkrimit investigativ në lidhje me magazinat e drogës dhe rrugët e transportit të saj në Kardhiq të Sarandës. Gazetari Skuqi ka zbuluar gjithë mekanizmin e grumbullimit të drogës dhe shpërndarjes me mjete të ndryshme transporti duke përfshirë dhe avionët e vegjël. Gazetari ka lënë një shënim ku thotë se në numrin e nesërm ai do të vijojë me botimin e të tjera fakteve tronditëse.
 
Publikimi i këtyre të dhënave mesa duket ka prishur qetësinë e personave të përfshirë në këtë trafik të çmendur droge dhe ka prishur rehatinë e shefave politikë të narkotrafikantëve.
“Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mir ne, legen” , këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit.
 
Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa.  Partia Demokratike inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës. Vetë  trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e Kryeministrit dhe ministrave të tij"- deklaroi Bardhi.
 

Më të lexuarat