BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD denoncon prishjen e ndërtimeve në Lushnje, Salianji: Qeveria kartolinë të zezë banorëve për Vitin e Ri

PD denoncon prishjen e ndërtimeve në Lushnje, Salianji: Qeveria
Partia Demokratike denoncon prishjen e ndërtimeve pa leje në Lushnje, duke thënë se ato janë selektive dhe mungon transparenca.
 
"Qindra familje dhe biznese po rrafshohen në rrethin e Lushnjes pa transparencë dhe ligj. Banorët ngrihen në protestë duke kërkuar të drejtën dhe vlerësim ligjor për pronat e tyre të ngritura me sakrificë. Partia Demokratike në krah të qytetarëve për të kërkuar të drejtën ligjore. Partia Demokratike denoncoi prishjen masive të pronave të 723 familjeve në Lushnjë. Banorët janë ngritur në protestë duke kërkuar transparencë për prishjen e ndërtimeve të tyre me dokumenta të rregullta, të ngritura me mund e sakrificë. Vetëm në zonën e Çermës po prishen 53 ndërtime, për të cilat banorët tregojnë se kanë certifikata të rregullta pronësie. Por dëmshpërblimi për ta është qesharak dhe për më tej atyre nuk u është bërë e ditur asnjë arsye se pse po hidhen në tokë banesat dhe bizneset e tyre", thekson PD në njoftimin për mediat.
 
"Ky nuk është shtet ligjor, por një shtet kriminal për njerëzit. Mundin dhe djersën time e kanë hedhur në tokë pas 20 viteve, në pronën time me dokumente të rregullta";  "Jemi me certifikatë pronësi, me leje ndërtimi, me dokumenta të rregullta. Po na çmojnë padejtësisht. Çmimi është tepër qesharak"; "Mezi i kemi ndërtuar dhe të vijnë të na e shembin…kjo është padrejtësi. E kemi objektin të rregullt me leje. Jemi me hipotekë dhe po na nxjerr jashtë", kanë qenë këto disa nga  fjalët e banorëve, të cituar nga Partia Demokratike.
 
Kreu i Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë themelore në PD, Ervin Salianji, vizitoi banorët së bashku me drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike, dhe deklaroi se ndërtimet e banorëve të Lushnjës po prishen në mënyrë selective, pa transparencë, pa njoftime, pa ligj dhe pa dëshpërblim të rregullt. 
 
"Janë lëshuar lajmëtarët e shkatërrimeve në çdo cep të Shqipërisë. Ka lëshuar lajmëtarë të lajmërojnë qytetarët dhe të sjellin kartolinën e fundvitit, një kartolinë të zezë, ku u thotë se do t’u prishë pronat dhe banesat private, si një armik i pronës private. Banesat po u prishen pa njoftim, pa shkresë, pavarësisht se kanë certifikatën e pronësisë. Kjo këtu që ka 1496 metra katrorë, dhe 328 metër katrorë ndërtim, qeveria i thotë se do ta prish kundrejt 19 milionë lekësh të vjetra. Rruga kryesore është diku rreth 60 metra katrorë larg që këtu. Pak më sipër rrethrrotullimi mund të bëhet duke prishur vetëm një biznes të vetëm, i cili ka lidhje me qeverinë", është shprehur Salianji.
 

Më të lexuarat