BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD, Kruja: Erion Veliaj në seri skandalesh, prokuroria të hetojë

PD, Kruja: Erion Veliaj në seri skandalesh, prokuroria të hetojë
Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar sërish Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, se ka shkelur çdo norme morale të shoqërisë tonë. Sipas tij, dasma e tij ishte një menu e pasur me abuzime financiare, me shfrytëzim të postit, me përfitime shërbimesh nga fondet që ai administron si ministër.
 
"Erion Veliaj është sot shkelës i ligjit, shkelës i të parit akt që miratoi shefi tij, kodi etik, është shkelës i çdo norme morale të shoqërisë tonë. Eshtë një turp publik. Dasma e tij ishte një menu e pasur me abuzime financiare, me shfrytëzim të postit, me përfitime shërbimesh nga fondet që ai administron si ministër, me përfshirjen në këtë vakt të kompanive që janë klientelë e tij. Me demonstrimin publik e agresiv, me luksin cinik, Erion Veliaj fyu çdokënd, çdo të ri, cdo familje shqiptare, që nuk ka mundësitë e tij, pra që nuk është pjesë e qeverisë Rama. Shpjegimi që dha për dasmën, një mjerim i vërtetë që bën të ndihet keq çdo nënë, çdo kryefamiljar që mezi siguron bukën për fëmijët.
 
Me Erion Veliajn nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal, të mjaftueshëm që Edi Rama të mbajë qëndrim ndaj tij. Faktet që dalin çdo ditë me media, faktet që denoncon opozita, dëshmojnë se Erion Veliaj ka ngritur një skemë të mirëorganizuar të shkeljes së ligjit, të përfitimit nga pushteti, të abuzimit, e pasurimit në cdo drejtim. Bashkëpunëtori i tij i afërt, në kundërshtim me ligjin shemb një kodër në Surrel. Daja i tij, Kryebashkiaku i Urës Vajgurore, ndërton pallat pa leje. Media ka publikuar rrjetin e pasuesve të tij, ish-mjaftistë që kanë kapur fondet e shoqërisë civile dhe i kanalizojnë sipas qejfit. Gazetarët investigativë kanë publikuar deklarimin e tij të pasurisë që ka sjellë një habi publike, se si shtëpia e blerë me 50 milionë lekë në mes të Tiranës, vetëm pas një muaji rivlerësohet me 120 milionë lekë.
 
Erion Veliaj është i zhytur në skandale deri në grykë. Kallaji i ka rënë menjëherë këtij ministri, dhe askush nuk ka më shpresë që ai ta ketë ruajtur një gram të moralit që vetë predikonte për vite të tëra, dhe të japë dorëheqjen. Askush nuk pret as që Edi Rama të mbajë fjalën, e të shkarkojë një ministër kur zhytet në skandal. Por të gjithë presin që Prokuroria të nisë sa më shpejt hetimet dhe ta vërë para përgjegjësisë Ministrin e dhjetra abuzimeve", u shpreh Kruja.
 

Më të lexuarat