BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD-LSI nisin rezistencën për të ndalur largimin e Llallës dhe Zgurit, Monika Kryemadhi shton sulmet ndaj reformës në drejtësi

PD-LSI nisin rezistencën për të ndalur largimin e Llallës

Partia Demokratike dhe LSI kanë nisur rezistencën për largimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Prej ditësh Partia Socialiste është vënë në lëvizje për largimin e Llallës dhe Zgurit, por kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edi Paloka po e kundërshtojnë këtë lëvizje të socialistëve. Gjatë një dalje për mediet dje, Paloka deklaroi se selia blu nuk do të lejojë kapjen e drejtësisë. Teksa akuzoi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për lidhje me krimin, Paloka theksoi se Rama po lufton të “pushtojë” plotësisht prokurorinë.

“Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë. Marrja nën kontroll  e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Drejtësia do të jetë e pafuqishme derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama”, u shpreh demokrati. Po ashtu, në unison me demokratin ishte edhe Kryemadhi, e cila gjatë një interviste deklaroi se Edi Rama kërkon ta përdorë prokurorinë si një instrument për interesat e tij. “Rama me grupin e tij ka gati 3-4 vite, që kur e filloi ta promovonte reformën në drejtësi, e bëri Prokurorinë si një institucion që tregonte hapur që donte ta kapte dhe ta kishte një instrument në dorën e tij. Kështu që edhe Prokurori i Përgjithshëm është një element”, theksoi ajo. Në këtë mënyrë, Fronti Opozitar PD-LSI paralajmëruan se nuk do ta pranojnë emrin e ri që PS do të propozojë për të zëvendësuar Adriatik Llallën. Ata po kërkojnë të bllokojnë largimin nga detyra të këtij të fundit dhe t’i dalin në mbrojtje, njësoj siç kanë bërë më parë edhe Sali Berisha me Ilir Metën. Duhet theksuar që Llalla erdhi në detyrë si kryeprokuror në vitin 2012 me votat e Metës dhe Berishës. Po ashtu, ata ishin të vetmit që  e mbështetën Llallën në përplasjen me ambasadorin Donald Lu, në muajin shkurt të këtij viti për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Rezistencë edhe për Zgurin

Nga ana tjetër, kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli u shpreh kundër shkarkimit të kreut të KQZ, Klement Zguri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se Zguri nuk ka shkelur asnjë ligj, por Rama kërkon ta shkarkojë për të treguar forcën e tij. Më tej, Olli i bën thirrje demokratëve ta ndalin PS në këtë nismë. “Rama vijon pa ngurrim kapjen e institucioneve herë me politikën e kulaçit e herë të kërbaçit! Ky kërbaç sot bie mbi Klement Zgurin. Jo se ka kryer ndonjë shkelje apo ka abuzuar me detyrën, por thjesht nuk ha kulaçin e turpit dhe nuk gëlltit lugën e çorbës së prishur të kapjes. Rama po demonstron forcën. PD duhet të ndalë me çdo mjet demokratik këtë gjenocid të pashembullt”

Kryemadhi sulme reformës në drejtësi

Ashtu si herët e tjera, edhe dje Monika Kryemadhi hodhi sulme ndaj reformës në drejtësi. Ajo deklaroi sërish që kjo reformë ka rënë dhe nuk po gjen zbatim. “Ne miratuam dhe votuam një Reformë në Drejtësi me 140 vota, gjë që nuk është miratuar asnjëherë, asnjë ndryshim kushtetues, me kaq vota, për shkak të këmbënguljes së z. Meta për të pasur një reformë në drejtësi më konsensus në mënyrë të tillë që të përfshiheshin të gjithë faktorët politikë. Ndërsa sot e kësaj dite kjo Reformë ka rënë, për të vetmen arsye sepse vetë klasa politike, ose vetë Partia Socialiste ajo që bënte rolin e prokurorit dhe të gjykatësit në jetën politike shqiptare është një nga faktorët që ndikon në moszbatimin e kësaj reforme”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Mimoza Ibra

 

Më të lexuarat