BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD mbledhje në mesnatë për protestën, Basha ashpërson gjuhën: Të largojmë me çdo çmim bosët dhe kriminelët e mazhorancës

PD mbledhje në mesnatë për protestën, Basha ashpërson
Një ditë para zhvillimit të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në mesnatë grupin parlamentar demokrat. Në mbledhje është diskutuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e protestës së ditës së sotme, e cila do të zhvillohet në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas do të zhvendoset te Kryeministria. Pas mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur për mediat se protesta do të jetë paqësore dhe gjigante. Përpara mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në ambientet e SHQUP, ku i ka parapërgatitur për protestën e ditës së sotme. Basha ka ashpërsuar gjuhën, duke u shprehur se kjo protestë do të largojë me çdo çmim bosët dhe kriminelët e mazhorancës. “Krimin dhe kriminelët i keni në qeverisje dhe ne do t’i largojmë me çdo çmim. Nesër është ora që me fuqinë e bashkimit, shqiptarët, bosët e bosëve të qeverisë, njerëzit që emëruan dhe emërojnë qeveritë, të nisin procesin e pakthyeshëm të pushimit nga puna. Ta pastrojmë Shqipërinë njëherë e mirë. Ta pastrojmë politikën njëherë e mirë”, apeloi Basha. Ai theksoi se kriminelët dhe burgaxhinjtë nuk e kanë vendin në Parlament dhe nuk mund të jenë ligjvënës. “Përmes promovimit të krimit, infiltrimit në nivelet e larta të qeverisjes, dhurimit të pozicioneve e posteve kriminelëve, njerëzve që në CV-në e tyre kanë vite burg dhe jo vite universitetesh. A janë këta drejtuesit që duhet të drejtojnë Shqipërinë?! A janë këta njerëzit që duhet të ketë në krye vendi ynë, qytetarët e këtij vendi, rinia shqiptare?!”, u shpreh Basha. Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur edhe te çështja e shumëpërfolur “Doshi”. Ai u shpreh se ministri Sajmir Tahiri është ulur në kafene me “vrasësin”, në vend që të arrestohet. “Ministri i Brendshëm është ulur, jo me aktorin por me një vrasës të dyshuar që është përdorur njëherë nga njëra anë dhe herë nga ana tjetër për hesape të krimit. Por kanë pirë kafe në rezidencat qeveritare të Durrësit dhe zyrën e tij në vend që të aplikonin ligjin. Sepse janë dy Shqipëri. Është Shqipëria e ligjit që vepron si kërbaç mbi të pamundurit dhe Shqipëria e ligjit të mikut ku vrasësi ulet me Ministrin e Brendshëm, në vend që të arrestohet e të procedohet sipas ligjit, del i lirë, shëtit i lirë, madje mund edhe t’ia mbathë nga vendi, e nëqoftëse i duhet e kthejnë prapë, e përdorin siç i përdor”, u shpreh Basha.
 
Protesta
 
Kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se protesta do të jetë paqësore, ndërsa theksoi se PD nuk do të heqë dorë nga dekriminalizimi. “Le ta nisim pra marshimin tonë nesër për të mos e ndalur deri sa të përfundojë dekriminalizimi i plotë. Nesër do të ushtrojmë të drejtën tonë, për një protestë madhështore, paqësore. Paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë i bën të thonë edhe marrëzira, kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit. Unë ju them sot, me autorizimin e shpirtrave tuaj të çiltër, me autorizimin e zemrave të pastra të rinisë shqiptare dhe të gjithë protestuesve shqiptarë nesër, se nuk do të ketë vend mes nesh për krimin dhe kriminelët. Krimin dhe kriminelët i keni në gjirin tuaj”, u shpreh Basha. Ai ftoi të rinjtë të vijnë në protestë për të protestuar kundër një qeverie që nuk mbajti premtimet. “Nesër (sot) është ora e përballjes, me një qeveri që erdhi me premtime të mëdha dhe jo vetëm që nuk i mbajti ato premtime, por e zhyti vendin në mjerim. Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re, rinia shqiptare ka nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se rinia shqiptare jo vetëm do ta ketë këtë ofertë të re por do të jetë pjesë e pandashme e kësaj oferte. Ejani pra nesër (sot), të mblidhemi si asnjëherë më parë. Bashkohuni dhe me forcën e bashkimit, pa dhunë, nuk ka nevojë për dhunë, por me forcën e pjesëmarrjes ta çojmë këtë qeveri në shtëpi”, u shpreh Basha. Eneida Jaçaj

 

 

Më të lexuarat