BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD me 5 nënkryetarë, ja kandidatët në listën e Bashës, bunkerizohet procesi zgjedhor

PD me 5 nënkryetarë, ja kandidatët në listën e
Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të shtyrë me dy javë mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Kombëtar, respektivisht edhe zgjedhjet për kupolën drejtuese të partisë, veç sa i ka shtuar më tej ethet, tensionin dhe prapaskenat në SHQUP. Pas zgjedhjeve të kontestuara dhe të konsideruara si të manipuluara për Këshillin Kombëtar, tashmë procesi zgjedhor në PD ka hyrë në fazën më të nxehtë. Për të shmangur plasaritjen e mëtejshme të PD dhe thellimin e hendekut mes grupeve kundërshtare, Lulzim Basha ka vendosur të shtojë numrin e nënkryetarëve të Partisë Demokratike, nga 2 që ishin, në 5 nënkryetarë. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, kryetari Lulzim Basha ka bërë gati listën e kandidatëve për nënkryetarë të partisë, për sekretariatet dhe 13 departamentet. Sipas burimeve nga PD, lista e kandidatëve do t’i propozohet Këshillit Kombëtar, i cili pritet të mblidhet brenda ditës së mërkurës, ku do të bëhet edhe konstituimi i tij. Partia Demokratike do të ketë 5 Nënkryetarë, 1 Sekretar të Përgjithshëm, Sekretariatin funksional dhe 13 departamente. Në listën për nënkryetarë të partisë, atje ku dhe lufta është më e ashpër, mësohet se do të jenë disa prej emrave si Eduard Selami, Eduard Halimi, Grida Duma, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Arben Ristani, Aldo Bumçi. Sa i takon departamenteve, nuk do të drejtohen nga deputetët, të cilët përjashtohen automatikisht nga gara për një pozicion si drejtues departamenti. Statuti i PD përcakton se drejtuesit e departamenteve i propozohen Këshillit Kombëtar nga Kryetari i Partisë, ndërsa numri i tyre përcaktohet me vendim kryesie. Në listën e kandidatëve midis emrave pritet të jenë Kreshnik Collaku, Jamarbër Malltezi, Enkelejd Alibeaj, Etion Kapidani, Agron Kuliçaj, Petraq Milo, etj. 
 
Përjashtohen të vjetrit
 
Jashtë propozimeve të kreut të PD, Lulzim Basha, për kupolën drejtuese kanë mbetur më të vjetrit si, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Mesila Doda, Majlinda Bregu, Genc Pollo, etj. Ashtu siç veproi me kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar, Basha nuk do të konsultohet me Kryesinë për kandidatët për forumet drejtuese. Basha, përveçse kryeson organet qendrore të partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre, do të ketë të drejtë të emërojë strukturat e partisë pa u konsultuar me pjesën e Kryesisë. Në statutin e Partisë Demokratike është e përcaktuar që mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike njoftohet 5 ditë përpara datës së caktuar nga Kryetari, pritet që konstituimi i forumit më të lartë politik midis dy Kuvendeve Kombëtare, të bëhet duke thyer këtë nen statutor. Megjithatë, për shkak të konflikteve dhe pakënaqësive për procesin zgjedhor, Basha shtyu zgjedhjet për kupolën drejtuese me dy javë. Por, Komisioni i Apelimit ose Disiplinor, nuk ka marrë asnjë ankesë nga rrethet për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Kryetarët e degëve që janë mbështetur nga Sali Berisha, si dhe strukturat drejtuese të bazës, nuk kanë mundur të depozitojnë asnjë ankesë pranë Komisionit të Apelimit, pasi kanë marrë sinjale nga Basha dhe kryetarët aktualë të mbështetur nga ky i fundit, se mund të përjashtohen përfundimisht nga forumet drejtuese të PD në të gjitha rrethet. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat