BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD merr në mbrojtje avokatin e Berishës, Neshat Fana, kundër ligjit për Shkollën e Magjistraturës

PD merr në mbrojtje avokatin e Berishës, Neshat Fana, kundër
Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje avokatin e Sali Berishës, Neshat Fana. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka shprehur qëndrimin e opozitës kundër ligjit për Shkollën e Magjistraturës, duke e konsideruar këtë si një tentativë të dyshes Rama-Meta për të bërë gjyqtarë militantët e tyre politikë. Sipas deputetit të PD Eduard Halimi, ky vendim është një përpjekje e qeverisë për të kapur institucionet, duke shtuar se deri më tani, në bazë të ligjit të vitit 2008 hyrjet e gjyqtarëve lejoheshin të bëheshin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Halimi vijoi më tej duke u shprehur se strategjia e kryeministrit Edi Rama për gjyqësorin është kapja e këtij institucioni.
 
“Të gjithë i bënë thirrje të respektojë parimet dhe standardet euroatlantike. Por në injorim të plotë, Rama dhe Meta e ndryshuan ligjin duke mbyllur për 1 vit Shkollën e Magjistraturës. Ky veprim është i paprecedentë në 16 vjet të shkollës dhe ka si qëllim futjen e gjyqtarëve nga radha e militantëve. Në vitin 2008, Partia Demokratike hartoi ligjin e ri për pushtetin ligjor ku kërkoi që hyrjet e gjyqtarëve të bëheshin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Rama kërkoi si kusht që gjyqtar të bëheshin jo vetëm ato që dilnin nga Shkolla e Magjistraturës. Sot hoqën maskat dhe treguan se dëshira e tyre është kapja e institucioneve për ta kthyer në vitin 2005 si sistemi më i kapur politikisht. Ky është qëllimi e strategjia e Ramës për sistemin gjyqësor, dhe pse kthejnë emrat që sjell Presidenti”, tha Halimi.
 
Sipas deputetit demokrat, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan hapur kryeministrit Rama të mos miratonin asnjë ligj të reformës në drejtësi pa konsultim, përfshi dhe faktorët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias. “Ramës i bënë thirrje për të plotësuar standardet, se ligjet nuk bëhen brenda natës dhe brenda ditës. Ai mbylli Shkollën e Magjistraturës, duke lënë të presin të gjithë ata që duan të futen në këtë shkollë. Në 2008 kur PD ishte në pushtet hartoi ligjin e ri për pushtetin gjyqësor, ku kërkoi që hyrjet në sistem gjyqësor të bëheshin nga kjo shkollë”, tha ai. 
 

Më të lexuarat